9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetApartamenti në Fresk përfshihet nga flakët, evakuohet gjithë pallati/ Është koha për...

Apartamenti në Fresk përfshihet nga flakët, evakuohet gjithë pallati/ Është koha për të siguruar pronën tuaj

Pasiguritë që na rrethojnë përgjatë gjithë ditës janë çdo moment në rritje dhe këtë e vërtetojnë edhe aksidentet, zjarrët, katastrofat natyrore që po zhvillohen në mënyrë të shpeshtuar.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe pasditen e djeshme në kryeqytet, ku një apartament është përfshirë nga flakët duke rrezikuar jetën e anëtarëve të familjes, por edhe të banorëve të tjerë të pallatit.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Freskut në Tiranë, ndërkohë që apartamenti i pozicionuar në katin e dytë të pallatit për arsye ende të paqarta u ndodh i rrethuar nga flakët.

Zjarri mori përmasa të mëdha, në një kohë që brenda banesës raportohet se ndodheshin edhe familjarë, mes të cilëve edhe një i mitur. Tymi dhe flakët u përhapën edhe në apartamentet e tjera, duke detyruar zjarrfikësit të evakuonin të gjithë banorët.

Fatmirësisht punonjësit e zjarrfikësve arritën të shpëtonin të bllokuarit, duke u regjistruar vetëm dëme materiale me një vlerë të madhe. Përveç kësaj, ngarkesa psikologjike nga kjo ngjarje ndihej edhe te banorët e tjerë të ndërtesave përreth, të cilët ndiheshin të rrezikuar që një ndodhi e tillë mund të përfshinte edhe ata.

 

Por si mund t’i evitojmë apo të sigurojmë veten nga këto dëme?

Në vendin tonë janë ndërtuar mjaft kompani sigurimesh që gjatë gjithë kohës u bëjnë apel qytetarëve shqiptarë të informohen më tepër mbi politikat e të siguruarit të jetës dhe të pronave të tyre. Në një vend që rrugët janë të ngushta aq sa për të qenë e vështirë të depërtojë makina e zjarrfikësve, në një vend që rrugët janë një element kryesor i shkaktimit të një aksident rrugor, në një vend ku pasiguritë janë tepër të mëdha, e vetmja gjë që mund të bëni është të siguroni paraprakisht të ardhmen tuaj.

E janë pikërisht këto pasiguri që jo gjithmonë ju përkasin ju personalisht, por mund t’ju përfshijnë edhe ju si pasojë e pranisë tuaj të rastësishme në vendin e ngjarjes.

 

Kush i mbulon këto dëme?

Në Shqipëri edukata e të siguruarit të pronës, në këtë rast, nuk është tepër e përhapur, madje madje qytetarët justifikohen me faktin që nuk kanë shumë informacion apo se diçka të tillë nuk e kanë domosdoshmërisht të nevojshme.

Por një mendim i tillë është tërësisht i gabuar!!!

Vetëm duke marrë informacionet se sa janë shtuar rastet e dëmtimeve si në jetë ashtu edhe në prona, duhet të të shtojë ty si qytetar i këtij vendi sensibilizimin për të qenë i siguruar. Kjo jo për të tjerët, jo për instancat publike, por për të pasur të siguruar jetën tuaj, pasurinë tuaj të ndërtuar në vite për ditët, muajt apo vitet në vijim.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);

Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

Zjarri i ardhur nga fqinji.

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

Si funksionon sigurimi nga zjarri?

Në rast zjarri në pronën tuaj, ju duhet të dorëzoni një kërkesë për dëmshpërblim me kompaninë e sigurimit. Sigurohuni që të fotografoni të gjithë pasurinë e dëmtuar për të dokumentuar çdo gjë lidhur me dëmin e pësuar. Kompania do të dërgojë një vlerësues dëmi në shtëpinë tuaj për të vlerësuar dëmin. Verifikoni identitetin e tyre kur ata të mbërrijnë, duke qenë se, mashtrimet nuk janë të pazakonshme dhe ta shoqëroni vlerësuesin e dëmeve nëpër pronën tuaj për t’u siguruar që ata të shikojnë dhe regjistrojnë çdo gjë. Kur të merrni vlerësimin nga siguruesi, kujdesuni që të rishikoni çdo gjë dhe të krahasoni policën tuaj për t’u siguruar që të merrni mbulimin për të cilin keni paguar.

Sigurimi nga zjarri për bizneset 

Kjo përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin. Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra mund te ofrohet edhe mbulim shtese nga Ndërprerja e biznesit.

A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?

Shtëpia juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i shtëpisë (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.

Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat