9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF, pjesë e “Javës Botërore të Investitorit 2021”

AMF, pjesë e “Javës Botërore të Investitorit 2021”

Në kuadër të “Javës Botërore të Investitorit”, nën kujdesin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe në bashkëpunim me shoqatat e tregjeve nën mbikëqyrje dhe organizatën “Junior Achievement Albania” u zhvillua aktiviteti “Ne flasim gjuhën e tregjeve financiare”. Përgjatë një viti, gjimnazistë dhe maturantë nga shkollat e mesme në qytete të ndryshme të vendit u përfshinë në hartimin e një fjalorthi me terma dhe koncepte themelore për tregjet financiare, shprehur në një gjuhë të thjeshtë e të përshtatshme për grupmoshën e tyre.

Në ceremoninë e ndarjes së vlerësimeve, Mimoza Kaçi, Nëndrejtore Ekzekutive e AMF-së shprehu mbështetjen për iniciativa të tilla, të cilat synojnë angazhimin dhe përfshirjen direkte të të rinjve, duke kontribuar në rritjen e njohurive të tyre për tregjet financiare.

Kaçi theksoi se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbetet i orientuar në nismat që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit për tregjet financiare nën mbikëqyrje, ndërkohë që në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë është angazhuar në hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për edukimin financiar.

Ajo u shpreh se Autoriteti është përfshirë në vijimësi në aktivitete në funksion të rritjes së edukimit financiar, ndërsa ka koordinuar dhe mundësuar kryerjen e praktikave mësimore për të rinjtë në subjektet që operojnë në tregjet nën mbikëqyrje. Në këtë kuadër, Autoriteti do të ofrojë mundësinë e praktikave mësimore pranë AMF-së edhe për pjesëtarët e skuadrës fituese të iniciativës “Ne flasim gjuhën e tregjeve financiare”.

AMF ndër vite ka qenë aktive në “Javën Botërore të Investitorit”, gjatë së cilës ndërmerren nisma në shumë vende të botës, me qëllim promovimin e edukimit financiar dhe mbrojtjes së investitorëve. Gjatë kësaj jave, AMF ka vijuar gjithashtu trajnimet për edukimin në vazhdim të profesionistëve të fushës, me qëllim thellimin e njohurive të tyre për tregjet financiare jobankare, me fokus të veçantë ndryshimet e fundit ligjore dhe rregullatorë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat