11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF merr pjesë në aktivitetin përmbyllës të lojës virtuale të Bursës

AMF merr pjesë në aktivitetin përmbyllës të lojës virtuale të Bursës

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të konkursit Stock Market Learning Competition, organizuar nga German Sparkassenstiftung Albania dhe Shoqata Shqiptare e Tregtarëve të Titujve (ASTA).

Studentët shqiptarë u përfaqësuan për herë të parë në këtë konkurs ndërkombëtar, me 25 skuadra pjesëmarrëse nga 15 universitete publike e private.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet të zhvilluar online, znj. Mimoza Kaçi, Nëndrejtore Ekzekutive e AMF-së u shpreh se pjesëmarrja e studentëve në këtë konkurs ishte një përvojë e mirë për të rinjtë që të njohin nga afër mënyrën sesi funksion bursa, mekanizmat dhe investimin në instrumenta financiarë.

Ajo theksoi se loja virtuale e Bursës, e prezantuar në Shqipëri në kuadër të nismave të “Javës Botërore të Investitorit”, ka shërbyer gjithashtu në drejtim të rritjes së edukimit financiar tek të rinjve.

Përgjatë 6 javëve të konkursit, skuadrat pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës, u përfshinë në platformën virtuale të bursës, ku pasi u pajisën me fonde virtuale, i investuan ato në portofole të titujve, sipas çmimeve reale të tregtimit në tregjet financiare ndërkombëtare.

Një juri e pavarur ndërkombëtare vlerësoi në fund portofolet e investimeve për secilën skuadër, mbi bazën e performancës dhe qëndrueshmërisë, duke akorduar edhe çmimet përkatëse sipas këtyre dy kategorive.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka mbështetur studentët e skuadrave fituese, duke u mundësuar atyre zhvillimin e praktikave mësimore pranë AMF, si një mundësi për t’u njohur nga afër me aktivitetin rregullator dhe mbikëqyrës të institucionit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat