16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF, memorandum mirëkuptimi me Komisionin e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare të Luksemburgut

AMF, memorandum mirëkuptimi me Komisionin e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare të Luksemburgut

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Komisioni i Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare të Luksemburgut (CSSF) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes dy rregullatorëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, z. Ervin Mete dhe Drejtori Ekzekutiv i CSSF-së, z. Claude Marx.

Marrëveshja përcakton një kuadër të qartë bashkëpunimi mes dy rregullatorëve financiarë, sipas fushave ku ata ushtrojnë funksionet mbikëqyrëse, tregun e kapitaleve, tregun e fondeve të investimeve dhe fondet private të pensioneve.

Synimi i Memorandumit të Mirëkuptimit është vendosja e urave të bashkëpunimit mes dy autoriteteve mbikëqyrëse, në funksion të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe investitorëve, promovimit të integritetit, stabilitetit dhe eficiencës në tregjet nën mbikëqyrje përmes konsultimit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes dy autoriteteve mbikëqyrëse.

AMF udhëheq negociatat për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare” dhe në këtë kuadër, zgjerimi i bashkëpunimit me rregullatorët evropiane, përveç shkëmbimit të informacionit, do t’i shërbejë për të përfituar nga eksperienca dhe asistenca e tyre në funksion të përafrimit me legjislacionin e BE-së, si edhe avancimit drejt praktikave më të mira mbikëqyrëse.

Luksemburgu vlerësohet si qendra kryesore e fondeve të investimit në Evropë dhe nga më të rëndësishmet në Botë. Sipas vlerësimeve dhe statistikave, Luksemburgu rezulton si qendra e dytë më e madhe në Botë, vetëm pas SHBA-ve, me asete me vlerë deri në 5.9 trilionë euro në fund të vitit 2021.

Sektori financiar rezulton të jetë një nga kontribuuesit kryesorë në zhvillimin ekonomik të vendit, duke përfaqësuar deri në 35% të GDP-së.

Luksemburgu ka zhvilluar gjatë viteve të fundit një kuadër rregullator të posaçëm për fondet e investimeve alternative, tregjet e kapitaleve, fondet ndërkombëtare të pensioneve, fondet e ndryshme të specializuara dhe kompanitë e risigurimit dhe kjo ka tërhequr investitorë nga e gjithë bota.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat