Aksidentohet rëndë punëtori i një guroreje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatit Vodicë, Kolonjë.
Të plagosurin mësohet se e ka zënë poshtë transportieri gjatë punës.
Mësohet se i dëmtuari ka plagë të rënda dhe është transmetuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.
AKSIDENTET NË VENDIN E PUNËS
Të dhënat e Inspektoriatit Shtetëror të Punës tregojnë se në total, në pesë vitet e fundit janë të paktën 160 persona që kanë gjetur vdekjen duke punuar, ose prej aksidenteve të pësuara në punë.
Gjysmën e kësaj shifre e përbëjnë aksidentet në miniera dhe ndërtim.
Shifrat e raportuar dyshohen të jenë më të larta për shkak të informalitetit që ekziston në këto sektorë të ekonomisë, të cilat ose nuk raportohen ose raportohen si vdekje nga arsye të tjera.
SIGURIMI NGA AKSIDENTET
Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së punonjësit të dëmtuar.
Sigurimi nga aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.
Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.
Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.
Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet, ofruar nga SIGAL UNIQA
Mbulimet kryesore:
- Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
- Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
- Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
- Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)
Përfitimet kryesore:
- Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
- Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
- Garanci për detyrimet e punëdhënësit
Ky sigurim mbulon:
- Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
- Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.
“Aksidentet dhe Shëndeti”, SIGAL UNIQA më e besuara nga qytetarët dhe kompania që paguan më shumë dëme
Pak ditë më parë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2022.
Si në shumë klasa të tjera sigurimi, edhe tek “Aksidentet dhe Shëndeti” SIGAL UNIQA Group Austria rënditen e parë për market-share duke zënë thuajse gjysmën e tregut me 49%, 7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe afro 30% më shumë se kompania që rënditet e dyta.
Nëse në janar-shtator 2021 SIGAL UNIQA numëronte 380,979 prime bruto, në janar-shtator 2022 numëron 521,604 çka tregon besimin në rritje të qytetarëve ndaj kësaj kompanie.
Edhe sa i përket dëmeve të paguara SIGAL UNIQA nuk njeh rivalë.
Me rreth 52%, SIGAL le shumë mbrapa 7 kompanitë e tjera që operojnë në këtë treg.
Në shifra konkrete, në janar-shtator 2021 SIGAL paguante 217,663,000 Lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti ka paguar afërsisht 250 milionë Lekë dëme.
Profesionalizimi i punonjësve, përgjegjshmëria përballë klientëve, pagesa e drejtëpërdrejtë e dëmeve dhe produktet e herëpashershme novatore, të cilat lehtësojnë jetën e klientëve, kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku
LEXO EDHE: Profesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve