Një 60 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Dumberas të Gramshit, pasi ka humbur kontrollin e zetorit të cilin e drejtonte.
Mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë sipër shtetasin me incialet V.B, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
“Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin bujqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton Policia.




