14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet rrugore/ 111 viktima gjatë 2021 në Kosovë, mbi 10 mln euro...

Aksidentet rrugore/ 111 viktima gjatë 2021 në Kosovë, mbi 10 mln euro dëme

Gjatë vitit 2021, si pasojë e aksidenteve rrugore, kanë humbur jetën 111 qytetarë të Kosovës.

Shifrat i ka bërë me dije Byroja Kosovare e Sigurimit.

Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i divizionit të trafikut të Policisë së Kosovës ka treguar arsyet e aksidenteve me fatalitet. Ai tha se në vitin 2021 kanë humbur jetën 111 persona si pasojë e aksidenteve.

“Policia e Kosovës ka planin strategjik 2021-25 dhe kjo ka të bëjë me sigurinë rrugore. Periudha 2021 në krahasim me 2019 ka 1% rritje. Ndërsa viti 2020 konsiderohet vit i pandemisë. Vitin 2021 në vendin tonë kanë humbur jetën 111 persona. Personat e vdekur për 1 milion banorë vitin 2021 është 63. Sa i përket faktorit njeri vazhdon të qëndroj arsyeja e mosmbajtjes së distancës. Çështja e diasporës është se e kemi bërë një analiza dhe në bazë shifrave të marruara numri i automjeteve ka qenë shumë më i madh në vitin 2021 në komunikacion me tabela të jashtme se sa RKS”, tha ai.

Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit “Tempulli”, ka kërkuar rrugë e hapësira më të mëdha për çiklizëm.

Krijimi i rrugëve dhe hapësirave do luaj rol jashtëzakonisht të madh në çiklizëm. Secili zyrtar dje institucion do duhet të shkojë në punën e vet dhe të kryej përgjegjësit e veta. Konferenca e sotme do të na krijoj mundësi shtesë për më shumë bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për transport rrugor”, tha ai.

Gunther Felingher anëtar Bordi Asociacioni Kosovar i motorizimit AMRKS- Kosovë kërkojë që gjatë vitit 2030 të jenë në trafik vetëm veturat me rrymë.

Po bëjë thirrje që vitin 2030 vetëm veturat me rrymë dhe autobusët të jenë në rrugë. I bëj thirrje qeveris që vitin 2030 të mos bëhet regjistrimi i veturave që nuk janë me rrymë. Unë mendoj që në qytet duhet të jetë shpejtësia 30 km/hnë Prishtinë. Mërgimtarët atë shkelje që e bëjnë në Kosovë nuk e bëjnë në Austri. Pra nëse bëjnë diçka gabim në Kosovë duhet të regjistrohen në librin e sigurisë në Austri”, tha ai.

Shkëmbimi i të dhënave me autoritetet e bashkimit Evropian do të ndalonte parregullsitë dhe aksidentet në Kosovë”, tha në fund ai.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, tha se vitin 2021 janë lëshuar mbi 400 mijë polica, ndërsa janë paguar 10.2 milionë euro dëme.

Sipas tij, hyrjet në Kosovë shkaktojnë akoma më shumë aksidente.

Numri i tiketave që shohim në trafik po shkon në rritje. BKS ka paguar 10.2 milionë euro dëme. Policia e Kosovës aktualisht nuk ka pajisje që i vëren në terren automjetet për regjistrim. Vitin 2022 kemi në plan shumë kampanja dhe aktivitete. Ka nevojë për ndryshime Ligjore që Policia e Kosovës përveç gjobës të ketë të drejtë edhe ta largoj veturën nga trafiku nëse s’ka regjistrim. Nëse edhe një jetë arrijmë ta shpëtojmë për ne është fitore e madhe”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat