16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Shkodër-Mjedë/ 20-vjeçari humb kontrollin e makinës, plagosen dy pasagjeret

Aksident në Shkodër-Mjedë/ 20-vjeçari humb kontrollin e makinës, plagosen dy pasagjeret

Dy persona mbetën të plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Shkodër-Mjedë.

Drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari me iniciale A.L. humbi kontrollin e automjetit dhe për pasojë, u lënduan dy pasagjeret, që udhëtonin me të në makinë.

Ato u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHEÇfarë ndodh nëse përfshihemi në aksident dhe nuk kemi Sigurimin TPL? Cilat janë limitet e përgjegjësisë? Po KASKO çfarë mbulon?

Njoftimi i Policisë për ngjarjen: 

“Rreth orës 11:35, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

LEXO EDHEKëmbanë alarmi/ 162 aksidente rrugore dhe 229 persona të aksidentuar vetëm në janar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat