11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSituatë e rënduar e gripit/ Shifra të larta për të infektuarit, problem...

Situatë e rënduar e gripit/ Shifra të larta për të infektuarit, problem edhe fruthi! Tirana me numrin më të lartë

Pëson një tjetër rënie kurba e infeksioneve respiratore ndonëse mbetemi ende në shifra të larta të rasteve të infektuara me grip e viroza të shumta.

Në javën e 9 të vitit janë raportuar 14,927 persona të prekur. Por krahasuar me pikun ku raportimet ishin në 17,600 raste të infektuara në këtë periudhë jemi gati 2000 raste më pak por situata është më e rënduar se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Mjekët e shpjegojnë këtë situatë me agresivitetin e virusit të gripit që qarkulloi këtë vit ku pas pandemisë së COVID predominoi më shumë se sa koronavirusi.

Madje në disa qytete si Durrësi, Elbasani, Përmeti, Gjirokastra, Kukësi, Mirdita, Peqini kanë më shumë raste të infektuara këtë javë se sa një javë më parë.

Në Tiranë ka një rënie të lehtë edhe pse kryeqyteti ka numër shumë më të madh të popullatës.

Por ndërkohë edhe virusi i fruthit po rritet. Të paktën kështu raportohet nga shifrat që bën publike Instituti i Shëndetit Publik.

Nga 140 fëmijë që janë dyshuar për fruth kanë rezultuar të prekur 34, nga të cilët 20 prej tyre kanë pasur nevojë të shtrohen në spital dhe 14 e kanë kaluar atë në kushte shtëpie.

Numrin më të lartë të fëmijëve të prekur nga fruthi e mban Tirana ku janë diagnostikuar 21 fëmijë e më pas vjen Durrësi i cili ka një incidencë të lartë me 4.7 raste për 100 000 banorë.

LEXO EDHE: Situata gripale në vend, mjekët: Fëmijët po preken dy herë/ Prindër, si të keni mjekun 24 orë në celularin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat