16.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Lushnje-Berat, një i plagosur rëndë

Aksident në Lushnje-Berat, një i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Fier Shegan.

Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me një motor elektrik.

Për pasojë drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes.

Në lidhje me ngjarjen është ndaluar shoferja e mjetit.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia që ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore”, njofton policia.

LEXO EDHE: Shifra të frikshme për shkurtin/ 108 aksidente rrugore, 149 të vrarë dhe të plagosur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat