18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në hyrje të Beratit/ Përplasen dy automjete, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në hyrje të Beratit/ Përplasen dy automjete, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Kombinat.

Dy automjete njëri tip “Ford fokus” dhe tjetri tip “Hunday” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke  u zvarritur disa metra në asfalt. Shkak për këtë aksident mendohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i ‘Ford-it”, duke goditur në këtë mënyrë nga mbrapa ‘Hunday-n”.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip Ford Fokus, ndërkohë që dëmet materiale llogariten të shumta, pasi njëri prej mjeteve është shkatërruar plotësisht në pjesën ballore.

Lexo edhe: Kompanitë e sigurimeve 6.7 miliardë lekë dëme gjatë 2021, asnjë kompani nuk ka paguar sa SIGAL UNIQA

Si pasojë e aksidentit, është bllokuar për disa minuta qarkullimi në dalje të qytetit, deri në mbërritjen e policisë, që pasi bëri matjet paraprake, lëvizi mjetet për zhbllokimin e rrugës. Në vendngjarje kanë shkuar forca  të policisë rrugore, që po kryejnë në vendin e aksidentit.

Lexo edhe: Qytetet ku ndodhin më shumë aksidente, INSTAT: Faji i drejtuesve të automjeteve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat