11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Berat/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit dhe shpërthen në...

Aksident në Berat/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit dhe shpërthen në flakë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së martës në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje.

Sipas të dhënave paraprake nga ana e policisë së shtetit, shtetasi K.M., 28 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për këtë arsye 28 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat