11.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në aksin Sarandë-Borsh/ Vdes shoferi, plagosen dy pasagjerët

Aksident në aksin Sarandë-Borsh/ Vdes shoferi, plagosen dy pasagjerët

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Sarandë-Borsh.

Një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi, i identifikuar si Jorgo Bitri dhe janë plagosur dy pasagjerët, që udhëtonin me të.

Sot, rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve“, njofton Policia.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat