17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Autobusi del nga rruga, plagoset 30-vjeçarja

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Autobusi del nga rruga, plagoset 30-vjeçarja

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër Kakavijë.

Një autobus i linjës Libohovë-Tiranë ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur. Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur një pasagjere, 30-vjeçarja me iniciale D.V. e cila u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 në afërsi të fshatit Derviçian.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:15 , njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, autobuzi i linjës Libohovë-Tiranë  , me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

Për pasojë është  dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo edhe: Sigurimi KASKO nga SIGAL UNIQA/ Thjesht shijoni udhëtimin, pasiguritë na i lini neve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat