19.5 C
Tirana
Tuesday, August 16, 2022
spot_img
Faqe KryesoreLajmeTragjedi në Greqi/ Mbytet anija me emigrantë, katër viktima, mes tyre dy...

Tragjedi në Greqi/ Mbytet anija me emigrantë, katër viktima, mes tyre dy fëmijë

Katër persona kanë mbetur të vdekur pas përmbytjes së anijes me emigrantë në ishullin Kios në Greqi.

Mes katër viktimave ishin edhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 10-vjeç.

Raportohet se anija është mbytur ndërsa emigrantët po përpiqeshin të kalonin ngushticën e Kios-Cesme dhe të kalonin në brigjet e Ishullit.

Ndërkohë sipas pasagjerëve në varkë ndodheshin 27 persona, 22 prej të cilëve janë shpëtuar , ndërsa një tjetër person rezulton i zhdukur.

 

 

Në operacion për shpëtimin e tyre u përfshinë dy anije të rojës bregdetare, dy helikopterë , një anije misioni e NATO-s dhe një anije lundruese.

Ministri i Emigracionit në Greqi, Notis Mitarakis ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, duke u bërë thirrje autoriteteve turke që të marrin masa, në mënyrë që të tilla tragjedi të mos vijojnë të përsëriten.

“Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimin dhe bandat kriminale. Këto lëvizje nuk duhet të ndodhin më kurrë”, ka thënë ai.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat