25.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident masiv nga mjegulla/ Përfshihen 30 automjete, të paktën 25 të plagosur

Aksident masiv nga mjegulla/ Përfshihen 30 automjete, të paktën 25 të plagosur

Mjegulla shkaktoi një seri aksidentesh masive në autostradën A1 mes Piacenza-s dhe Parmas këtë të hënë në Itali.

Të paktën 30 janë makinat e përfshira dhe 25 të plagosurit, me të dhënat që mund të ndryshojnë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, dy prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje më të rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Parmës.

Janë të paktën dy vende ku u shënuan aksidentet e rënda, njëri në Alseno, pranë Piacenza-s, në drejtim të Bolonjës.

Autostrada mes Piacenza-Parma është mbyllur në të dyja drejtimet.

Aksidenti krijoi rradhë kilometrike në autostradë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat