25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i rëndë në Tiranë/ Humb jetën pasagjeri, dy shoferët nisen me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Humb jetën pasagjeri, dy shoferët nisen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje raportohet të ketë ndodhur pak më parë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina.

Si pasojë e përplasjes, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin me inicialet E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat