17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAksident i rëndë në Itali, humb jetën 18 vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 18 vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Itali. Mediet italiane raportojnë se një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në unazën e Portogruaros.

Bëhet fjalë  për të riun Admir Hoti i cili u përplas me një makinë tjetër dhe si pasojë ndërroi jetë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Mjeti “Fiat” me të cilin po udhëtonte 18 vjeçari u nda në dysh, ndërsa babai i tij mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihnmë mjekësore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat