25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i frikshëm në Tiranë-Durrës, makina bëhet copash pas përplasjes me karburantin....

Aksident i frikshëm në Tiranë-Durrës, makina bëhet copash pas përplasjes me karburantin. 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Shkoezetit, ku një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një karburant dhe për pasojë janë lënduar katër persona, shoferi dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të.

Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë, ndërsa janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit, pasi pas përplasjes është bërë copë-copë.

Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant. Si pasojë  janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat