13.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i frikshëm në aksin Durrës-Rrogozhinë/ Makinat hipin mbi njëra-tjetrën, njëra përfundon...

Aksident i frikshëm në aksin Durrës-Rrogozhinë/ Makinat hipin mbi njëra-tjetrën, njëra përfundon në arë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë, afër mbikalimit në Lekaj.

Raportohet se, një automjet tip “Volkswagen”, ka frenuar dhe si pasojë makina pas saj, një mjet tip “Audi”, e ka goditur nga pas dhe i ka hipur sipër Volkswagen-it.

Nga goditja e fortë, makina ka dalë në krahun tjetër të autostradës dhe ka përfunduar në një arë në krah të rrugës.

Si pasojë është dëmtuar vetëm shoferi i Audit, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kavajës.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat