10.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJeta ka shumë surpriza, siguracionet që i duhen një biznesi

Jeta ka shumë surpriza, siguracionet që i duhen një biznesi

Të investosh para, kohë dhe mund nuk është e thjeshtë.

Për shumicën e personave që merren me biznes, tek kompania, marketi apo ferma që ata kanë ngritur, kanë investuar të gjitha kursimet e jetës së tyre. Prandaj është e rëndësishme që këta persona ta kuptojnë sesa i rëndësishëm është sigurimi.

Çdo biznes është vazhdimisht i ekspozuar ndaj rreziqeve të tilla si: moti i keq që shkakton përmbytje; zjarret, tërmetet, rrëshqitjet e dherave etj që mund të shembin themelet e asaj që ata kanë ndërtuar me aq mund e sakrificë;

Pakujdesitë në punë që mund të shkaktojnë dëmtime serioze të punonjësve. Por nga ushtrimi i aktivitetit të biznesit mund të shkaktohen dëme të paparashikuara konsumatorëve.

Por mos u shqetësoni! Ka një mënyrë për të mos rrezikuar shkatërrimin e punës së tyre disa-vjeçare dhe të rikuperojnë dëmet financiare, siguracionet.

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ofron paketa sigurimi te dizenjuara për biznesin, që nis nga sigurimi i pronës te ai i shëndetit e deri tek pensioni privat.

Disa nga policat kryesore të sigurimit dhe shërbimet, të cilat mbulojnë financiarisht biznesin dhe investimin tuaj:

1- Sigurimi i Pronës

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj.

Ky siguracion ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve.

2. Sigurimi i ndërprerjes së biznesit

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.

Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Në rastet e dëmtimit të pasurisë, ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës tuaj.

3- Sigurimi i Përgjegjësive

Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë. Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda.

Sigurimi i përgjegjësisë publike, mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish.

4- Sigurimi i përgjegjësisë së produktit

Ky lloj mbulimi mbron biznesin tuaj nga kostot nëse një produkt nuk funksionon siç duhet dhe i shkakton dëm një pale të tretë. Sa më shumë produkte që prodhoni dhe krijoni, aq më të mëdha janë shanset që një nga produktet të ketë një defekt. Disa nga bizneset që sigurojnë  përgjegjësinë e produktit janë Dyqanet, Distributorët, Prodhuesit, Restorantet, etj. Polica e sigurimit të përgjegjësisë së produktit mbulon dëmshpërblimet, shpenzimet ligjore dhe faturat mjekësore.

5 – Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre.

Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar. Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë.

Minatorët, punonjësit e ndërtimit, punonjësit në industrinë metalurgjike, etj, janë disa nga kategoritë më të rrezikuara për të cilat sigurimi nga aksidentet është i domosdoshëm.

6- Sigurimi i përgjegjësisë profesionale

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale mbron profesionistët nga humbjet dhe dëmet që i shkaktohen palëve të treta, duke shmangur rrezikun e humbjeve të rënda financiare.

Ekonomistët, përfaqësuesit e auditit, inspektorët, vlerësuesit, doktorët, dentistët, ndihmësmjeket, farmacistët, avokatët, etj, janë disa nga profesionistët që kanë të nevojshëm sigurimin e përgjegjësisë profesionale në rast të gabimeve, apo dëmeve të tjera që iu shkaktohen palëve të treta.

Nëse keni një biznes që ofron shërbime profesionale, duhet të merrni në konsideratë një policë të tillë për të mbrpjtur profesionistët tuaj dhe biznesin nga padi të kushtueshme ligjore.

7 – TELESHËNDET

“TeleShëndet Koorporativ” instalohet në ambjentet e punës dhe të përdoret nga punonjësit e kompanisë për të komunikuar me mjekun për çdo problem shëndetësor në çdo orë të ditës, 7 ditë të javës.

Falë këtij aplikacioni, punonjësit e kompanisë mund të interpretojnë ekzaminimet e kryera mjekësore

  • Konsultë me mjekun
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Dhe të mund të marrin një recetë mjekësore.

Kjo paketë mund të zgjerohet edhe me shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor siç janë:

  • Check Up vjetor
  • Kujdes për shtatzaninë
  • Kujdes për Shikimin
  • Kujdes për dëgjimin
  • Çmime preferenciale dhe ulje deri në 50% për shërbime ambulatore në klinika private dhe në blerjen e ilaçeve.

Çmimi?

Tarifa vjetore për instaliimin e këtij shërbimi në ambjentet e punës suaj është 30,000 Lekë, ndërsa nëse paketa pasurohet me shërbime të tjera tarifa vjetore është 5,000 Lekë në vit për person.

LEXO EDHEViroza dhe Covid, fluks pacientësh në QSUT/ Avantazhet e shërbimit “TeleShëndet”

8 – PENSION PRIVAT

Shpërble punonjësit besnikë, rrit biznesin, shto të ardhurat

Çdo punonjës që është besnik ndaj kompanisë së tij duhet vlerësuar nga eprorët e tij.

Një alternativë shumë e mirë vlerësimi është edhe krijimi i një fondi pensioni privat për punonjësit tuaj.

Kështu, çdo muaj, punonjësi bashkë me kompaninë paguajnë kontribute për të patur një pension të dytë në moshën e pleqërisë, përveç atij shtetëror, me anë të të cilit ju do të mund të keni të njëjtin standart jetese që keni patur gjatë viteve tuaja të punës.

Kur një punonjës ndjehet i vlerësuar atëherë rezultatet në punë do të jenë më të larta, biznesi do të ketë më shumë zhvillim dhe e gjithë kjo përkthehet në më shumë të ardhura.

Lehtësitë tatimore

Për të nxitur investimet e punëmarrësve por edhe të punëdhënësve të tyre në fonde të pensioneve private, ligji aktual parashikon lehtësira fiskale, në formën e përjashtimit të kontributeve nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Kontributi i bërë nga çdo anëtarnë Fondin SIGAL zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi, pra përpara se të llogaritet tatimi mbi të ardhurat.

Konkretisht:

  • Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të Fondit, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.
  • BONUSEDuke qenë pjesë e gjigandit të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, Fondi SIGAL mundëson që gjithë anëtarët që pajisen me kartën e anëtarësisë, të përfitojnë nga bonuset fantastike që i ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

    – Zbritje për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL

    – Zbritje për Fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL

    – Zbritje në Sigurimin e Pronës dhe Shtëpisë

    – Zbritje në Sigurimin KASKO të makinës

LEXO EDHETjetër lehtësi nga Fondi SIGAL/ Paguaj kontributin për pension privat direkt me e-banking

SIGAL UNIQA Group Austria-s i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke dëmshpërblyer me miliona euro dëme çdo vit.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ka sjellë vazhdimisht tek klientët e saj produkte dhe shërbime novatore për Shqipërinë, siç janë Siguracioni Jetë Plus, TeleShëndet dhe së fundmi SIGAL UNIQA AutoSOS.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA punon çdo ditë përmes qindra zyrave dhe mijëra agjentëve të saj në mbarë Shqipërinë ta kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Sot, kompania më e madhe e sigurimeve numëron mbi 1 milion klientë, të cilët rriten ditë pas dite.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

Për më shumë informacion:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEUnike në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat