15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet3 në 4 familje në shtëpi private/ Tendenca në rritje, bie norma...

3 në 4 familje në shtëpi private/ Tendenca në rritje, bie norma e familjeve në apartamente dhe atyre me qira

Të dhënat nga publikimi i INSTAT, “Shqipëria në Shifra” tregojnë se tendenca e shtëpive private në Shqipëri vijon të jetë në rritje edhe përgjatë vitit 2020.

Shifrat tregojnë se në 2020-ën, 74.1% e familjeve në vendin tonë jetojnë në shtëpi private, ndërkohë që në vitin 2019-të përqindja e tyre ishte 72.7%. Ky tregues ka pësuar rritje me 1.9 pikë %e, ndërkohë rikujtojmë se me rritje deri në 1.5 pikë % ishte edhe në vitin 2019-të, karahsuar me 2018-ën.

Përqindja e familjeve të cilat jetojnë në shtëpi private gjatë vitit 2020 është më e larta që nga viti 2015-të që ishte 75.4%.

Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se përqindja e familjeve të cilat jetojnë në një ndërtesë me deri në 15 apartamente ka rënë në 14.1% nga 15.2% që ishte gjatë vitit 2019-të.

Me rënie po ashtu paraqitet edhe përqindja e familjeve të cilat jetojnë në banesa me më shumë se 15 apartamente. Rënia regjistrohet në 0.5 pikë % nga 12% gjatë vitit 2019-të, në 11.5% përgjatë 2020-ës. Kjo rritje përgjatë dy viteve të fundit mund të jetë si pasojë e zhvendosjes së popullsisë në periferi gjatë viteve të fundit dhe tendencës së shtëpive të luksit.

Nga ana tjetër, “Scan intel” ka analizuar përqindjen e njësive ekonomike familjare sipas statusit të pronësisë së banesës.

Shifrat tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra e vitit 2020 është më e larta që nga viti 2014-të.

Janë 93.7% e familjeve të cilat kanë statusin pronar ose janë duke u bërë pronar gjatë vitit 2020, ndërkohë që në vitin 2019-të kjo shifër ishte 93.1%. Rritja e këtij treguesi arrin në 0.6 pikë %.

Të dhënat po nga i njejti publikim sa i përket kushteve të banimit tregojnë se me rënie gjatë vitit 2020 paraqitet përqindja e familjeve të cilat jetojnë me qira. Nga 5.2% gjatë vitit 2019-të në 4.7% përgjatë 2020-ës.

LEXO EDHE: A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

Sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë falas ose e kanë në përdorim banesën, përqindja e tyre ka rënë nga 1.7% gjatë vitit 2019, në 1.6% gjatë 2020-ës. /SCAN INTEL

LEXO EDHEÇfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat