14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtëpi e siguruar, mendje e qetë, familje e lumtur...

Shtëpi e siguruar, mendje e qetë, familje e lumtur…

Zjarret, tërmetet, përmbytjet e shumë fenomene natyrore janë një burim i madh fatkeqësish për njerëzit.

Në 50 vitet e fundit, 2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga fatkeqësitë natyrore të nxitura nga ndryshimet klimatike, sipas OKB-së. Ndërsa më shumë se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.

Numri i këtyre fenomeneve natyrore është rritur me pesë herë gjatë një gjysmë shekulli duke i kushtuar botës humbje në vlerë 3.64 trilionë dollarë.

Shqipëria, aipas raporteve më të fundit, konsiderohet si shteti më i rrezikuar nga katastrofat në Europë.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2.

Por pavarësisht paralajmërimeve, shqiptarët vijojnë të kenë nivelin më të ulët të sigurimeve për frymë në rajon dhe kontinent.

Shqipëria e vogël dhe me më pak të ardhura përballë këtyre rreziqeve ndjehet si një ‘foshnje e pambrojtur’, ndaj sigurimi i këtyre rreziqeve është zgjidhja e menjëhershme më e mirë.

Çmimi për Sigurimin? Duke nisur nga vetëm 1 euro për m2.

NDARJA E TREGUT DHE DËMET E PAGUARA

Gjatë vitit 2021, vetëm në Sigurimet e Pronës, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 milionë euro dëmshpërblime. Ndërkohë, vetëm gjatë këtij 6-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj mbi 700 mijë euro dëmshpërblime.

Kjo ka bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë lidere në treg, duke zënë 53.44% të tij me një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, thekson AMF në raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2022.

Pranë klientëve në momentet më të vështira

Në nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet tragjik ku humbën jetën 51 persona e mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë. Edhe dëmet materiale ishin kolosale. U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u shpallën të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit.

Si asnjë kompani tjetër sigurimesh, SIGAL UNIQA Group Austria dëmshpërbleu në një kohë rekord mbi 2000 familje dhe biznese në një shumë që i kalon 16 milionë eurot.

Shtëpia apo apartamenti është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen, qoftë nga zjarret, përmbytjet, tërmetet, gabimet njerëzore të fqinjëve etj.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne e kthejmë pronën tuaj në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Sigurimi i Pronës, tashmë një klik larg

Tashmë tek SIGAL UNIQA mund ta blini online brenda pak minutash dhe të kurseni kohë dhe para.

Zgjidhni një nga paketat e sigurimit të shtëpisë që ofron SIGAL UNIQA Group Austria: https://sigal.com.al/…/sigurimi-i…/sigurimi-i-shtepise/

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Kontakt:

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat