1.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Flakët u afrohen shtëpive”/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit

“Flakët u afrohen shtëpive”/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit

Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier.

Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj dhe pisha.  Në terren janë efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit dhe mjetet zjarrfikëse.

Boçet e thata të pishave bëjnë që flakët të përhapen në një territor më të gjerë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga moti i nxehtë.

Terreni i thyer dhe distanca e largët me rrugën kryesore e bën edhe më të vështirë vendosjen nën kontroll të flakëve.

“Rrezikohen shtëpitë, ndërhynë zjarrfikëset, bravo u qoftë janë heronj për mua”, tha banori.

Një ditë më parë zjarri dogji me dhjetëra rrënjë ullinj e pisha, në një sipër po në këtë zonë, ndërkohë që mes vështirësive flakët u vendosën në kontroll.

Paraprakisht dyshohet që pakujdesia mund të ketë qenë shkak i rënies së flakëve.

LEXO EDHEStudimi: Po ndryshojnë zjarret në Europë, Ballkani më i rrezikuari

Shqipëria renditet mes vendeve me risk të lartë sa i përket fatkeqësive natyrore por renditet edhe mes vendeve që shpenzojnë më pak për sigurimin e pronës dhe shëndetit.

Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja. Vetëm 55 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi, ndërsa tani pas zjarreve që ndodhën në zona të ndryshme të Shqipërisë dëmtimet kanë qenë shumë më të mëdha.

As unë nuk e dua që të ketë sigurime të detyrueshme. Njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin atë që duan dhe të mbulohen për ato çfarë duan”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.

Duke u ndalur te Sigurimi Privat i Pronës, kujtojmë se kompania lider në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron për qytetarët paketat më të mira në treg dhe u përgjigjet klientëve të saj në kohë reale.

Ndër shembujt më të mirë për këtë fakt janë Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri Skampa në Elbasan, dy godina të shkrumbuara nga zjarret por që falë SIGAL u kthyen në gjendjen e mëparshme në kohë rekord.

SIGAL UNIQA pagoi 500 milionë lekë për kinemanë në Korçë dhe 320 milionë lekë për Teatrin në Elbasan.

Policia e Sigurimit kundër Zjarrit mbulon të siguruarin nga sërë numër burimesh:

Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);

  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,
  • Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Shtëpia dhe biznesi juaj janë investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i tyre (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një rrënim financiar.

Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë dhe biznesit tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.

Siguracioni që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop.

Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten.

Mos harroni! Sigurimi i Pronës kushton duke nisur nga 1 euro për metër katror.

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

LEXO EDHE: Në flakë prej 5 ditësh, as avionët nga Greqia nuk arrijnë të shuajnë zjarrin në Malin e Çikës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat