17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreShembet pallati në Torino, vdes fëmija shqiptar. Nëna nxirret e gjallë

Shembet pallati në Torino, vdes fëmija shqiptar. Nëna nxirret e gjallë

Në fillim një fishkëllimë, pastaj një shpërthim i fortë.

Ishte ora 8:50 kur u shemb një pallat i vogël në rrugën Bramafame në periferi të Torinos. Sipas lajmeve të para, një fëmijë 4 vjeç, Aron, ka mbetur i vdekur nën rrënoja, ndërkohë që nëna e tij, 34 vjeç, u nxor e gjallë pas një ore gërmimesh nga zjarrfikësit dhe u transportua me urgjencë në spital.

Gruaja, qytetare shqiptare, nuk ka dëmtime të rënda dhe mund të dalë që sot nga spitali.

Rreth orës 10:30 u gjet edhe një burrë që u transportua në spital, pa pasoja të rënda. Dy të rinj të tjerë u nxorën nga gërmadhat dhe njëri prej tyre, 22 vjeç, banor i katit të dytë, ka djegie të rënda në 50% të trupit dhe mjekët janë të rezervuar.

Për momentin nuk duket se ka persona të tjerë të prekur nga shembja e ndërtesës.

Një punëtor që në atë kohë po punonte në rrugën Bramafame ishte i pari që vrapo për të ndihmuar dhe u lëndua në këmbë. ‘Dëgjova një shpërthim, mendova se ishte bombë. Kam parë vetëm një person, ishte i djegur’, tha punëtori.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është zbardhur, ndërkohë që pothuajse e gjithë rruga nuk furnizohet me gaz dhe kompania Italgas ha konfirmuar se pika më e afërt e rrjetit është 150 metra larg vendit të shpërthimit, duke përjashtuar mundësinë që shpërthimi të ketë ardhur nga rrjedhje në rrjet.

Zjarrifkësit dhe policia mendojnë se shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e mosfunksionimit të ndonjë bombole me gaz, por pa arritur ende ta verifikojnë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat