15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreRriten “no-vax” në Shqipëri, mbulimi vaksinal për fëmijët pranë nivelit më të...

Rriten “no-vax” në Shqipëri, mbulimi vaksinal për fëmijët pranë nivelit më të ulët që prej 2014-ës

Statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT në lidhje me “Treguesit e Shëndetit Publik”, përveç statistikave në lidhje me vizitat në qendrat e kujdesit shëndetësor dhe konsultave të fëmijëve dhe grave, përmban të dhëna dhe për mbulimin vaksinal i cili për vitin 2020 llogaritet në nivelet e mbi 97%, kundrejt 2019 ku mbulimi vaksinal ishte në nivelet e 98%. Kështu mbulesa vaksinale ka përmbushur kriterin bazë, ku çdo antigen vaksinal duhet të jetë mbi 95% në nivel kombëtar.

Përgjatë vitit 2020, thuajse të gjitha grupet e vaksinave kanë shënuar rënie në mbulimin kombëtar, duke prekur nivelin më të ulët historik që prej vitit 2014. Kështu për vitin 2020, vaksina si ajo e difterisë, tetanozit dhe pertusit në nivel kombëtar janë ulur me 0.1 pikë përqindje. Ulje të konsiderueshme shihen në vaksinat e turbekulozit, fruth-rubeolës dhe poliomelitit. Përkatësisht 1 pikë përqindje ulje për vaksinën e turbekulozit, 0.3 pikë përqindje ulje për vaksinën e poliomelitit dhe 4 pikë përqindje fiksohet ulja për vaksinën e fruth-rubeolës.

Duke filluar që nga viti 2014, vaksina e fruth-rubeolës, është e vetmja vaksinë, mbulimi i së cilës ka pësuar luhatje të konsiderueshme në dallim nga vaksinat e tjera. Në asnjë vend të zhvilluar, problemi nuk përfaqësohet nga disponueshmëria e vaksinës ose nga pamjaftueshmëria e strukturave mjekësore, përkundrazi, është e tipit social dhe kulturor, pasi është shtuar numri i familjeve që refuzojnë vaksinimin, sidomos të fëmijëve, duke nënvlerësuar rrezikun e komplikimeve të mundshme dhe duke marrë përsipër një vendim me peshë. Kështu, fruthi po fillon të rishfaqet edhe në vendet e zhvilluara, duke përfshirë edhe ato vende që i ishin afruar eliminimit të tij. Me pandeminë, çështja “no-vax” ështe rishfaqur, duke rikthyer në vëmendje një problematikë të viteve të fundit. /SCAN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat