Shpesh marrim përsipër shumë përgjegjësi. Qoftë në biznes por qoftë edhe në jetën e përditshme me detyrat që kryejmë. Dhe pa dyshim dëmet që i shkaktojmë vetes apo palëve të treta janë aq të mëdha sa ndonjëherë bëhen të përballueshme.
Kjo ka bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të krijojë një mundësi mbrojtjeje përmes policës së sigurimit “Sigurimi i Përgjegjësisë”, që në çdo rast të papritur, për shkak të ushtrimit të funksionit apo ngjarje të tjera aksidentale, të mbrojmë veten dhe palët e treta.
Ndodh një helmim dhe dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital, por edhe në këtë rast nuk ka asnjë mbulim financiar pasi pjesa më e madhe e restoranteve nuk janë të siguruara për dëmet që mund t’u shkaktojnë klientëve të tyre.
Ndaj “Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotelet dhe Restorantet” është jetik për çdo biznes.
Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët, administratorët e hoteleve dhe restoranteve për sigurimin e të gjithë përgjegjësive që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre.
Ky sigurim mbulon dëmin fizik që mund t’i shkaktohet ndërtesës dhe përgjegjësinë publike që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë hoteliere.