15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPronë, Shëndet, Pension Privat/ Me SIGAL UNIQA biznesi juaj ecën vetëm përpara

Pronë, Shëndet, Pension Privat/ Me SIGAL UNIQA biznesi juaj ecën vetëm përpara

Sigurimi i biznesit ndihmon kompanitë të mbrojnë asetet e tyre financiare, pronën intelektuale dhe pronën fizike nga aksidentet e paparashikuara, të cilat sjellin humbje të mëdha, deri në rrënim financiar.

Sigurimi i biznesit përfshin mbrojtjen nga zjarri, dukuritë natyrore, vjedhjet, sëmundjet e punonjësve, etj.

Është jetësore për bizneset e vogla dhe të mesme të vlerësojnë llojet e sigurimit të biznesit dhe ta sigurojnë biznesin e tyre, sepse këto biznese janë më të ekzpozuara ndaj incidentëve dhe humbjeve të mëdha.

Pra, nëse jeni një biznes i vogël apo i mesëm, SIGAL UNIQA Group Austria ju rekomandon ta siguroni biznesin tuaj për të ulur rrezikun e humbjeve të mëdha.

Siguroni pronën e biznesit tuaj nga:

–    Zjarri, përmbytje, tërmeti, thyerja e xhamave

–    Dëmtim/ humbje e mallit

–    Dëmtim i inventarit fizik

Nëse një biznes nuk ka bërë siguracionin e nevojshëm, atëherë çdo dëm do të paguhet nga vetë biznesi vetë. Ndërsa nëse është i siguruar atëherë është detyrë e SIGAL UNIQA ta rikthejë atë në gjendjen paraprake.

Sigurimi mundëson që pavarësisht një ngjarjeje të paparashikuar ju dhe biznesi juaj të vazhdoni të ecni përpara.

Sigurimi i Punonjësve

Punonjësit janë elementi kryesor në suksesin e një biznesi dhe si çdo aset tjetër, duhet siguruar.

Një sërë studimesh të kryera mbi rëndësinë e përfitimeve që një kompani ofron për punonjësit e saj kanë treguar se Sigurimi Privat i Shëndetit është parësori për nga rëndësia që ka për çdo punonjës, por edhe për efektin pozitiv në performancën e kompanisë.

Paketat e Sigurimit të Shëndetit për bizneset ofrojnë një sërë përfitimesh që pëmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella, shtojnë produktivitetin pasi një ekip i shëndetshëm e bën një biznes të suksesshëm.

ÇFARË PËRFITON BIZNESI JUAJ?

Çdo biznes ka nevojë për talente dhe profesionistë të kualifikuar që zhvillojnë dhe çojnë përpara kompaninë. Pavarësisht se sigurimi i shëndetit mund të mos jetë arsyeja kryesore që një punonjës të zgjedhë të punojë në kompaninë tuaj, është pa dyshim një nga arsyet më të rëndësishme dhe veçanërisht për qëndrimin afatgjatë në vendin e punës çka garanton edhe investimin tuaj.

Sigurimi Privat i Shëndetit për punonjësit është një përfitim i madh, veçanërisht për ata që nuk përballojnë dot ekonomikisht shtrimet emergjente në spital, dhe që për më tepër përfshin kontrollin vjetor rutinë (Check Up) dhe shërbime të tjera që përmban paketa e sigurimit shëndetësor.

SIGAL UNIQA mundëson trajtim preferencial në spitalet dhe klinikat më të mira në vend, duke e bërë punonjësin të ndihet edhe më i vlerësuar.

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ofron paketa sigurimi te dizenjuara për grupe punonjësish të cilat ofrojne nga shërbimet më bazike për kujdesin shëndetësor deri në paketa të avancuara, të cilat mbulojnë shërbimet mjekesore që nevojiten për çdo sëmundje dhe çdo aksident.

“TeleShëndet Koorporativ”

SIGAL ofron paktën “TeleShëndet Koorporativ”, shërbim i cili mundëson që stafi juaj të ketë 24/7 një mjek në ambjentet e punës. D

uke instaluar në një zyrë të izoluar aplikacionin TELESHËNDET, punonjësit e kompanisë mund ta përdorin për të komunikuar me mjekun për çdo problem shëndetësor në çdo orë të ditës, 7 ditë të javës, pa patur nevojë të kërkojnë leje për t’u larguar nga puna.

Falë këtij aplikacioni, punonjësit e kompanisë mund të:

  • Interpretojnë ekzaminimet e kryera mjekësore
  • Konsultë me mjekun
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Dhe të mund të marrin një recetë mjekësore.

Kjo paketë mund të zgjerohet edhe me shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor siç janë:

  • Check Up vjetor
  • Kujdes për shtatzaninë
  • Kujdes për Shikimin
  • Kujdes për dëgjimin

Çmime preferenciale dhe ulje deri në 50% për shërbime ambulatore në klinika private dhe në blerjen e ilaçeve.

Çmimi?

Tarifa vjetore për instalimin e këtij shërbimi në ambjentet e punës suaj është 30,000 Lekë, ndërsa nëse paketa pasurohet me shërbime të tjera tarifa vjetore është 5,000 Lekë në vit për person.

DËSHIROJ TË SIGUROJ STAFIN VETËM PËR PROBLEME MADHORE, ËSHTE E MUNDUR?

Kompanitë shpeshherë gjenden përballë punonjësve që duhen të përballen me sëmundje të rënda, të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare dhe për trajtim jashtë Shqipërisë.

Ndaj, SIGAL ofron Sigurimin për Sëmundjet Kritike, që ofron:

  • Trajtim mjekësor për trajtimin e sëmundjes në çdo vend të botës
  • Mbulimin e kostove për akomodimin, udhëtimin në shtetin ku pacienti vendos të trajtohet
  • Mbulimin e kostove për udhëtim, akomodim edhe për një të afërm që shoqëron pacientin.

DËSHIROJ TË SIGUROJ STAFIN VETËM NËSE KANË NDONJË AKSIDENT NË PUNË…

Nëse stafi juaj ka siguruar privatisht jetën ndaj aksidenteve personale,nëse vuajnë nga  aksidenti në punë, përfitojnë të drejtën e të ardhurave, pavarësisht nga vjetërsia në pune;

  • Për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësim
  • Në rast paaftësie
  • Në rast vdekjeje
  • Të ardhurat në rast paaftësie

I siguruari që për shkak të aksidentit në punë humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:

 a) të ardhura për paaftësi të përkohëshme, pra ai merr pagën e plotë ditore për ditët e paaftësisë, max 180 ditë paaftësi;

b) të ardhura për invaliditet të përhershëm, punonjësi merr të gjithë shumën e siguruar ose një pjesë të shumës për të cilën punëdhënësi e ka siguruar nëse pëson invaliditet të përhershëm;

c)Të ardhurat në rast vdekjeje, familjarët e punonjësit, në këtë rast përfitojnë të gjithë shumën për të cilën ju keni siguruar punonjësin, duke I ofruar në këtë formë një mbështetje financiare familjes së punonjësit tuaj. Garantimi I një stabiliteti financiar është ngushëllim i vërtetë për familjen e punonjësit tuaj, për të tilla fatalitete.

Çmimi i këtij sigurimi suplementar varet nga faktorët e mëposhtëm dhe fillojnë nga 2000 lekë në vit për punonjës 

Rrezikut të profesionit

– Nr. të punonjësve që sigurohen

– Shumës së siguruar për çdo punonjës

 LEXO EDHEGarancia e një emri të madh/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s

Shpërble punonjësit besnikë, rrit biznesin, shto të ardhurat

Çdo punonjës që është besnik ndaj kompanisë së tij duhet vlerësuar nga eprorët e tij.

Një alternativë shumë e mirë vlerësimi është edhe krijimi i një fondi pensioni privat për punonjësit tuaj.

Kështu, çdo muaj, punonjësi bashkë me kompaninë paguajnë kontribute për të patur një pension të dytë në moshën e pleqërisë, përveç atij shtetëror, me anë të të cilit ju do të mund të keni të njëjtin standart jetese që keni patur gjatë viteve tuaja të punës.

Kur një punonjës ndjehet i vlerësuar atëherë rezultatet në punë do të jenë më të larta, biznesi do të ketë më shumë zhvillim dhe e gjithë kjo përkthehet në më shumë të ardhura.

Avantazhet e Fondit SIGAL:

  • Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
  • Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private
  • Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
  • Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësisht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
  • Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
  • Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
  • Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
  • Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.
  • Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:
  • Pension Pleqërie të Parakohshëm; 2) Pension Pleqërie; 3) Pension Invaliditeti; 4) Pension familjar;
  • Masa e pensionit do të varet nga shuma e kontributit të përmuajshëm që ju do të vendosni për të kontribuar dhe nga investimi i tij.
  • Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
  • Klientët e Fondit SIGAL vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
  • Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/

PSE SIGAL UNIQA Group Austria?

SIGAL UNIQA Group Austria-s i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke dëmshpërblyer me miliona euro dëme çdo vit.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ka sjellë vazhdimisht tek klientët e saj produkte dhe shërbime novatore për Shqipërinë, siç janë Siguracioni Jetë Plus, TeleShëndet dhe së fundmi SIGAL UNIQA AutoSOS.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA punon çdo ditë përmes qindra zyrave dhe mijëra agjentëve të saj në mbarë Shqipërinë ta kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Sot, kompania më e madhe e sigurimeve numëron mbi 1 milion klientë, të cilët rriten ditë pas dite.

SIGAL UNIQA, sëë bashku ne jemi më të forte dhe më të sigurtë…

Për më shumë informacion:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEStina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat