17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident me 6 të lënduar në Greqi/ Produktet novatore të SIGAL që...

Aksident me 6 të lënduar në Greqi/ Produktet novatore të SIGAL që ju ofrojnë siguri në çdo cep të Europës

Gjashtë persona, midis tyre dy të mitur, janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Kalamaria të Greqisë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur për rrethana ende të paditura dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Gazeta greke Protothema raporton se të lënduarit janë transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por ngjarje të tilla na sjellin edhe një herë në vëmendjen nevojën jetike për të qenë të siguruar dhe të mbrojtur në çdo kohë e në çdo vend.

SI TË JENI TË SIGURTË NË ÇDO MOMENT

Greqia është një prej destinacioneve më të pëlqyera nga shqiptarët, mbi të gjitha gjatë sezonit të verës, ndaj SIGAL UNIQA Group Austria ofron produktet më të mira dhe novatore që të ndjeheni të sigurtë në çdo moment, pavarësisht shtetit ku ndodheni.

Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

Polica e Sigurimit “Karton Jeshil” është siguracioni i detyrueshëm për të gjitha mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nëse nuk e keni këtë policë sigurimi ju nuk mund të dilni jashtë territorit të Shqipërisë, përjashtuar këtu vetëm Kosovën, ndërsa kohëzgjatja e tij mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

Ndërsa nëse jeni përfitues (jo shkaktar i aksidentit) për të fituar dëmshpërblimin duhet të kontaktoni me Byronë e Sigurimit të vendit ku ka ndodhur aksidenti numri i së cilës gjendet në pjesën e pasme të Kartonit Jeshil. Shoqëria që ka siguruar mjetin shkaktar të aksidentit do t’ju dëmshpërblejë për dëmet materiale ose shëndetësore që mund të keni pësuar.

Procedura e dëmshpërblimit ndiqet nga kompania e sigurimit ku keni blerë “Kartonin Jeshil” ndërsa dëmi do të trajtohet duke mbrojtur interesat tuaja.

SIGAL UNIQA i ofron ndihmë juridike klientëve të saj, duke hyrë në komunikim të drejtpërdrejtë me kompaninë përgjegjëse të dëmit në vendin ku është kryer aksidenti, për dëmshpërblim sa më të shpejtë dhe të saktë të klientëve të saj.

“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro, ndërsa dëmi më i madh, paguar së fundmi, ka qenë plot 1.6 milion euro. Ndërsa rezerva e dëmit për këtë kategori është 11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

Por MOS HARRONI! Mos pranoni fajësinë nëse nuk jeni ju realisht fajtori!

Çfarë duhet të dini dhe çfarë ofron SIGAL UNIQA për klientët e saj?

Nëse jeni shkaktar i një aksidenti, ju nuk keni të drejtë dëmshpërblimi, por dëmet që ju keni shkaktuar palëve të treta mbulohen nga kompania e sigurimit. Nëse dëshironi dëmshpërblim për dëmet ndaj mjetit tuaj, ju mund të siguroni mjetin tuaj me siguracionin KASKO pranë  SIGAL UNIQA dhe së bashku me këtë siguracion do të merrni falas edhe shërbimin e Asistencës Rrugore, që ju mundëson jo vetëm karroatrec mjetin tuaj, por akomodon edhe drejtuesin e mjetit deri ne 3 netë në hotel, ose ofron zëvendësim automjeti deri në 2 ditë.

LEXO EDHEAsistencë Rrugore për herë të parë në Shqipëri/ “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, me ju në çdo rrugë të Europës

Ky lloj shërbimi mundësohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare në varësi të nevojave të klientit. Ndërsa SIGAL UNIQA Group Austria  e ofron këtë shërbim FALAS për klientët e saj, në rastet kur blejnë pranë SIGAL-it Siguracionin Karton Jeshil apo KASKO me mbulim për jashtë Shqipërisë.

Probleme me shëndetin gjatë udhëtimit?

Edhe për këtë SIGAL e ka një zgjidhje: TeleShëndet, shërbimi që ju ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot.

Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming në celularin tuaj dhe në kohë shumë të shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Rrugë të mbarë me SIGAL UNIQA…

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

LEXO EDHEKu do të shkoni me pushime këtë verë? Ju zgjidhni destinacionin, për gjithçka tjetër mendon SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat