3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMasat në kufij, vendet ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa “green pass”...

Masat në kufij, vendet ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa “green pass” dhe test covid

Shqiptarët mund të udhëtojnë tashmë në thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian pa pasur nevojën e një certifikate vaksinimi, shërimi apo testi negativ.

E fundit që iu bashkua listës “Covid-free” është Gjermania, shtet në të cilin prej kësaj të shtune mund të udhëtohet lirisht.

Franca, Portugalia dhe Austria janë tre shtetet e vetme në kontinent që kërkojnë një certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ për të hyrë në kufi.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë lirisht edhe në vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Një vendim i marrë të hënën nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mund të përkthehet së afërmi në lëvizje pa masa kufizuese edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHEHiqen të gjitha kufizimet anti-Covid, ja çfarë ju duhet tani për të udhëtuar drejt Turqisë

Lëvizja pa detyrimin e të qenit i vaksinuar mundësohet edhe në skajet më të largëta si Arabia Saudite apo në një pjesë e madhe e vendeve të Amerikës Latine.

Sezoni turistik veror dhe ulja e infektimeve kanë qenë dy arsyet kryesore se pse shumë shtete kanë marrë vendimin e heqjes së masave anti-Covid në kufij.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat