Të sëmuresh do të thotë të dalësh nga shtëpia, të marrësh makinën për të shkuar tek zyra e mjekut, të ulesh në një dhomë pritjeje e të presësh rradhën.
Por pandemia ndryshoi shumë gjëra. Mes tyre edhe sjelljet dhe nevojat e individëve.
Nevoja për t’u këshilluar online dominoi realitetin e shumicës prej nesh dhe për këtë arsye SIGAL UNIQA Group Austria solli për herë të parë në Shqipëri shërbimin “TeleShëndet”.
Prej muajsh tashmë klientët e SIGAL UNIQA kanë mjekun 24 orë me vete, në çdo ditë të vitit, madje edhe kur ndodhen jashtë Shqipërisë, ndërsa shkarkimet e aplikacionit në celulare android apo iPhone rriten dita-ditës.
Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:
- Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
- Telefonata Video dhe audio me mjekë specialistë, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni, nëse e keni të shkarkuar atë;
- Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
- Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
- Akses në kohë reale me kontaktet e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA bashkëpunon;
- Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
- Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit të praktikës suaj shëndetësore;
Ledita Mezini, pedagoge prej 16 vitesh dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.
“Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun.
Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura.
Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi. Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.
Pse të gjithë duhet ta kemi “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA?
Përfitimet:
– Check up
– Vizitë te okulisti
– Vizitë te dentisti
– Dërgim ilaçesh në shtëpi
– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL
– Mental coach, 1 seancë falas
Kujt i ofrohet shërbimi nga “TeleShëndet”?
SIGAL e ka krijuar këtë shërbim për klientët dhe të siguruarit. Kjo do të thotë se ju mund ta blini këtë shërbim në çdo pikë shitje të autorizuar nga SIGAL UNIQA apo direkt në faqen e web-it të kompanisë.
Gjithashtu, për klientë të caktuar që kanë Kartën e Shëndetit Silver apo Gold) këtë shërbim e përfitojnë falas.
Çfarë specialiteti kanë mjekët që përgjigjen në “TeleShëndet”?
Mjekët janë mjekë të përgjithshëm, të liçensuar në Urdhrin e Mjekut. Gjithashtu mjekët janë mjekë pediatër specialistë. Nëse ankesa juaj ka nevojë për një specialist, ju mund ta diskutoni problematikën tuaj me mjekun e përgjithshëm për të kuptuar më saktë specialitetin për të cilin keni nevojë.
Ku ndryshon Karta Individuale nga ajo Familjare?
Karta individuale mund të përdoret nga 1 person i vetëm dhe mjeku do të konsultojë vetëm simptomat e njërit anëtari në familje.
Në mënyrë që mjeku të konsultojë edhe simptomat apo shqetësimet e anëtarëve të tjerë të familjes tuaj, ju duhet të pajiseni me kartën Familjare.
Sa kushton shërbimi “TeleShëndet”?
PAKETA INDIVIDUALE – 5,000 Lekë në vit
PAKETA FAMILJARE – 10,000 Lekë në vit
Për çdo pyetje apo paqartësi:
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]