5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJeni i apasionuar pas makinave? Shfaqja e modeleve dhe markave më të...

Jeni i apasionuar pas makinave? Shfaqja e modeleve dhe markave më të njohura në “Automotive Fair Albania”. Pjesë edhe Toyota Albania

Në datat 17-18-19 Qershor 2022, vjen për të gjithë pasionantët e botës automotive, shfaqja e modeleve dhe markave më të njohura të automjeteve në Automotive Fair Albania, Expocity, Tiranë.

“Automotive Fair Albania” organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Takimi i shumëpritur për industrinë e automjeteve pritet të jetë një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore ndërsa vjen në ExpoCity, Tiranë në datat 17-19 qershor.

Një seri takimesh që do të shërbejnë si urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, ndërkohë që eventet e ndryshme do të na afrojnë me pasionin për motorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, pa harruar nostalgjinë e mjeteve historike.

Rrjeti i operatorëve vendas e ndërkombëtarë, prezantimi i shumë produkteve dhe shërbimeve të ofruara, shikueshmëria në media rajonale e më gjerë dhe pasioni i ngrohtë i publikut janë vetëm disa nga përbërësit e suksesit të këtij panairi , të cilët i garantojnë një avantazh unik atyre që ekspozojnë dhe marrin pjesë në “Automotive Fair Albania”.

Në këtë event të rëndësishëm nuk mund të mungonte një prej markave më të njohura të automjeteve që prej vitesh tashmë shitet nën emrin e “ALTO SHPK”, gjigandi japonez, Toyota.

LEXO EDHEE vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

 “Ky edicion i dedikohet risive, teknologjisë moderne të ditëve të sotme deri tek nostalgjia ndër vite e shekuj.

Toyota Albania do të jetë prezent me modelet më të fundit Hybrid dhe me shërbimet më inovative të programeve të mirëmbajtjes”, shkruan “Alto shpk – Toyota Albania” në njoftimin e saj.

ALTO Sh.p.k. operon prej nëntorit 2017 dhe ka marrë ekskluzivitetin nga firma Toyota Balkans  për shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit Toyota për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Salloni për automjetet e reja TOYOTA, është një sallon me të gjitha standartet e markës, duke ekspozuar modelet më të fundit.

Ekipi me përvojë, me inxhiniere të çertifikuar nga Toyota, vazhdimisht ofron ekspertizë me qëllim që të ndihmojë klientët për plotësimin e të gjitha kërkesave dhe problemeve të tyre.

Gjithashtu, pranë “Alto SHPK – Toyota Albania” do të merrni të gjitha informacionet me detajet më të imta për mënyrat e shkëmbimit të makinave të përdorura me makina të reja.

Stafi profesional do t’ju ndihmojë të merrni në konsideratë edhe opsionet e financimit dhe do t’ju ofrojë programe të sigurimit të përshtatura sipas nevojave tuaja individuale.

Pa harruar edhe servisin e autorizuar, i cili kryhen shërbimet e mëposhtme :

  • Diagnostikim i defektit me aparaturë kompjuterike
  • Diagnostikim në banko-provë për sistemet e frenimit, drejtimit dhe amortizimit
  • Punime motorike të pjesshme dhe kapitale
  • Punime xhenerike të pjesshme dhe kapitale
  • Punime llamarine të pjesshme dhe kapitale
  • Punime me sistemin hybrid
  • Lyerje me bojë
  • Punime elektroauto
  • Montim vetëm i pjesëve origjinale
  • Asistence teknike nga TOYOTA
  • Konvergjencë
  • Montim, çmontim dhe ballancim gomash
  • Shërbim i plotë për sistemin e ajrit të kondicionuar
  • Garanci për të gjitha shërbimet e kryera
  • Riparim i automjetit tuaj vetëm me pjesë këmbimi origjinale.

Në ambjentet e “Alto SHPK – Toyota Albania” do të relaksoheni duke pirë një kafe, ndërkohë që ndiqni në kohë reale nëpërmjet ekranit punimet që kryhen në makinën tuaj.

LEXO EDHENga Garancia “Toyota Relax” tek pjesët origjinale nën çmim/ Sezon ofertash në “Toyota Albania – Alto shpk”

Ky është i vetmi servis i besueshëm për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve TOYOTA, gjë që tregohet nga numri i madh i shërbimeve që kryen, jo vetëm për automjetet TOYOTA të shitura nga “ALTO Shpk”, por edhe nga ato që klientë të ndryshëm i kanë blerë jashtë Shqipërisë.

Duke patur parasysh cilësinë e automjeteve që ofron, çmimet e shitjes së tyre, shërbimin e kualifikuar, parashikohet që automjetet TOYOTA nga viti në vit të shtohen në tregun shqiptar të automjeteve.

Ndaj, mos hezitoni të vizitoni pavionin e “ALTO SHPK – Toyota Albania” në “Automotive Fair Albania”, të shijoni nga afër magjinë japoneze të automjeteve, fjalën më të fundit të teknologjisë në makina dhe të merrni përgjigje nga specialistët për çdo pyetje që mund të keni.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat