19.5 C
Tirana
Sunday, May 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Green Pass”, BE zgjat me një vit vlefshmërinë

“Green Pass”, BE zgjat me një vit vlefshmërinë

Pasaporta shëndetësore është kthyer në domosdoshmëri në Europë, për të gjithë personat që duan të kenë akses veçanërisht në shërbimet publike.

Në shumë shtete Green Pass, apo dokumenti që vërteton situatën shëndetësore dhe kryerjen e vaksinimit anti-Covid, është aplikuar gjerësisht. Së fundmi Parlamenti dhe Këshilli Evropian kanë rënë dakord të zgjasin për një vit pasaportën shëndetësore duke i lejuar qytetarët të vazhdojnë të përdorin certifikatën e tyre për të udhëtuar në të gjithë bllokun përtej datës së skadimit të rregullores më 30 qershor.

Për të lehtësuar lëvizjen e lirë gjatë pandemisë së COVID-19, këto dy institucione kyçe të unionit miratuan Rregulloren për Certifikatën Dixhitale të BE-së për COVID-19 më 14 qershor 2021. Ajo hyri në zbatim  që nga 1 korriku 2021 dhe ishte caktuar të skadonte në fund të këtij muaji.

Pasaporta shëndetësore është një histori suksesi për BE. Certifikata digjitale ka lehtësuar udhëtimin e sigurt për qytetarët në të gjithë Bashkimin Evropian kur shtetet anëtare kufizuan udhëtimin për arsye të sigurisë së qytetarëve.

Deri më tani, 27 vendet anëtare kanë lëshuar mbi 1.8 miliardë certifikata.

LEXO EDHE: Ku do të shkoni me pushime këtë verë? Ju zgjidhni destinacionin, për gjithçka tjetër mendon SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat