Sigal, në 3-mujorin e parë të vitit, në sigurimet e jojetës pagoi 10.81% të dëmeve totale të tregut të sigurimeve të jojetës dhe 20.15% të dëmeve totale në tregun e sigurimeve të jetës: përkatësisht, janar-mars 2026, kompania pagoi 109,175 euro në sigurimet e jetës dhe 2,159,217 euro në sigurimet e jojetës.
Sigal Kosova, vetëm në tre muajt e parë të vitit 2026 pagoi 2,268,392 euro, ose 11.05% të totalit të dëmeve të paguara nga tregu i sigurimeve, i përbërë nga 9 operatorë në sigurimet e jetës dhe 2 operatorë në sigurimet e jojetës.
Segmenti i Jo-jetës
41.58 milionë euro ishte vëllimi i primeve të shkruara bruto të tregut të sigurimeve të jo-jetës në Kosovë.
Tregu i sigurimeve të jojetës në Kosovë, i përbërë nga 9 kompani, pagoi 19.98 milionë euro dëme.

Segmenti i sigurimeve të Jetës
Mbi 2.44 milionë euro ishte vëllimi i primeve të shkruara bruto të tregut të sigurimeve të jetës në Kosovë.
Tregu i sigurimeve të jetës në Kosovë, i përbërë nga 2 kompani, pagoi mbi 541 mijë euro dëme përgjatë periudhës janar-mars 2026.

Pozita në treg
SIGAL Kosova regjistron 14.99% të vëllimit total të primeve bruto në segmentin e jo-jetës dhe 50.54% të vëllimit total të primeve bruto në segmentin e sigurimeve të jetës. 16.96% e totalit të vëllimit të primeve bruto të industrisë siguruese në Kosovë, jetë dhe jo-jetë të marra së bashku, është pozita SIGAL Kosovës në 3-mujorin e parë të vitit 2026.
Të dhënat janë zyrtare, sipas raportit të BQK, departamenti i mbikëqyrjes së sigurimeve dhe referojnë periudhën janar-mars 2026.




