13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet e pronave në bregdet deri në 4,500 euro/m², siguracioni vetëm 25...

Çmimet e pronave në bregdet deri në 4,500 euro/m², siguracioni vetëm 25 Lekë në ditë

Apartamentet e reja në bregdet, këtë vit, po shiten mbi 900 euro/m². Agjencitë imobiliare pohojnë se çmimet në ndërtimet e reja janë shtrenjtuar në vendet si: Durrës, Qerret, Sarandë dhe Vlorë.

Në Durrës, çmimet e apartamenteve larg zonës së plazhit janë shtrenjtuar 20%, ndërsa ndryshimi më i madh është te pronat në vijën e parë të Shkëmbit të Kavajës, me çmime 46% më të larta.

Në Qerret, çmimet e shtëpive të reja nga 1,200 euro/m² në 2021 këtë vit kanë arritur deri në 1,400 euro/m² (rritja 16%).

Në Sarandë, çmimet e apartamenteve vijuan rritjen edhe për këtë vit. Në ndërtimet e reja të periudhës 2021-2022, çmimet janë shtrenjtuar 40%. Rritja është e njëjtë edhe në apartamentet e stokut të krijuar me ndërtimet e para 10 viteve.

Në këtë qytet, vijojnë të shiten apartamente VIP, për shkak të pozicionit të lakmuar buzë detit dhe sipërfaqes së madhe të verandave me çmime deri në 3,500 euro/m² (vjet agjentët pohuan se pronat VIP u shitën edhe me 4,000 euro/m²).

Çmime të larta këtë vit kanë edhe edhe apartamentet në ndërtime 2-3-katëshe ende të papërfunduara të resorteve kryesore.

Në resortin turistik të “Kep Mërlit” në Ksamil, çmimet e apartamenteve kanë arritur 4,500 euro/m², në “San Nicolas”, Palasë 2,500 euro/m², në “San Pietro” në Gjirin e Lalëzit 1,700 deri 2,200 euro/m² dhe në Vlorë, deri në 2,000 euro/m².

Çmimet për këto ndërtime parashikojnë të shënojnë rritje 10-15% për vitin 2023.

Por teksa shpenzojmë qindra mijëra euro për blerjen e një apartamenti, çfarë na kushton edhe ta sigurojmë atë?

Shtëpia apo apartamenti është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen, qoftë nga zjarret, përmbytjet, tërmetet, gabimet njerëzore të fqinjëve etj.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne e kthejmë pronën tuaj në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Çmimi? I përballueshëm për këdo.

Duke nisur nga 25 Lekë në ditë ose 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.

SHQIPËRIA ZONË ME AKTIVITET TË LARTË SIZMIK

Shqipëria mbetet një zonë me aktivitet sizmik të ndjeshëm, e kjo është vërtetuar edhe nga lëkundjet e fuqishme që janë regjistruar vitet e fundit.

E njëjta problematikë natyrore ka gjasë që të përsëritet sërish, ndaj lind nevoja që jeta, shëndeti juaj, por edhe pronat si banesat dhe bizneset të jenë të siguruara për rastet e katastrofave natyrore.

SIGAL UNIQA, MBI 16 MILIONË EURO DËMSHPËRBLIME PËR TËRMETET E 2019

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese në një shumë që i kalon 16 milionë eurot.

Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë edhe pse çmimi është fare minimal.

SIGURIMI I SHTËPISË, TANI VETËM NJË KLIK LARG

SIGAL UNIQA kërkon tu japë prioritet gjërave më të rëndësishme: familjes, shëndetit dhe shtëpisë ku jetojmë. Të gjithë e dimë që jeta ndonjëhere sjell të papritura e rreziqe që mund të dëmtojnë pronën tonë ndaj Sigurimi i Shtëpisë është një domosdoshmëri.

Tashmë Sigurimin e Shtëpisë mund ta blini online TANI, në pak minuta, duke kursyer kështu kohë dhe para.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

LEXO EDHEAutomjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA

Për më shumë informacione:

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat