Mesditën e sotme ka rënë zjarr në një pus nafte në Patos, në sektorin nr. 4 të Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës, të quajtur “ofiçina e vjetër”.
Sipas asaj që raporton Syri TV, zjarri po avancon dhe po digjen edhe ullishtat aty pranë.
Në vendin e ngjarjes kanë nxituar zjarrfikësit e Patosit dhe të Albpetrolit, por edhe banorët e zonës që po luftojnë për të shuar flakët sepse u rrezikohen ullishtet përreth.
PAMJE