11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA do donit një pension të lumtur, pa e vrarë mendjen për...

A do donit një pension të lumtur, pa e vrarë mendjen për paratë?

Skema shtetërore e pensionove vazhdon të thellojë deficitin.

Në fund të muajit prill, pagesat e shtetit për pensionet ishin 391 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin 286 milionë, 104 milionë euro më pak.

Nisur nga kjo situatë, ekspertët e fushës, prej kohësh kanë bërë thirrje që skema e pensioneve private të jetë e detyrueshme edhe në Shqipëri duke bërë që ditë pas dite të rritet numri i qytetarëve që po investojnë në skemat e pensioneve private.

Sipas raportit të AMF, në fund të marsit numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 34.555, duke u rritur me 2875 individë krahasuar me 1 vit më parë.

Vlera e parave të investuara në këto fonde kapi shifrën 40 milion euro, duke shënuar një rritje vjetore 6%.

Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), numri total i anëtarëve arriti në 34,555.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 45% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 29%, Raiffeisen Pension me 22.3% dhe Albsig Pension me 3.7%.

LEXO EDHE: 45% të totalit të aseteve, raporti i AMF: Fondi SIGAL, lider në tregun e pensioneve private

Pse Fondi SIGAL është lider në treg?

Ka shumë arsye por një prej tyre janë paketat e Fondit SIGAL që i përshtaten çdo shtrese të shoqërisë.

Për shembull, nëse jeni 40 vjeç dhe vendosni të investoni në fond çdo muaj nga 12,000 Lekë, atëherë në moshën 65 vjeçare çdo burrë do të ketë 6 milionë lekë në Fondin e tij, ndërsa në moshën 62-vjeçare çdo grua do të ketë 5 milionë lekë.

Pensionet Private i kanë dhënë zgjidhje sistemit të pensioneve në të gjithë botën, ndaj ka ardhur koha që edhe në Shqipëri ti kushtohet më tepër vëmendje dhe të kthehen në një zgjedhje për të gjithë qytetarët, në mënyrë që secili të ketë një standart jetese në pleqëri ashtu siç e ka në rini.
Ndaj, edhe vetë kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado, në një intervistë të para disa javëve në Report Tv, ku foli mbi situatën e pensioneve në vend, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të investojnë në këto fonde, pasi kur të jenë në moshën e pensionit do të kenë dy pensione, përveç atij shtetëror.
“Fondet private janë një gjë shumë e mirë që nuk është shfrytëzuar tamam. E mirë për dy arsye, fondet private vullnetare, të kapitalizuara, të shëndetshme do të thotë që qytetarët do marrin më shumë pension në pleqëri, e cila do të ndikojë në uljen e presionit ndaj skemës publike për dalje para kohe në pension.
E dyta, njerëzve iu modifikon konsumin e tyre gjatë gjithë jetës. Nëse kursejnë sot në mënyrë vullnetare, do të thotë që ata do kenë një jetë më të qetë në moshën e pleqërisë”, tha ndër të tjera z.Hado.
Ndaj mos prisni më! Mendoni që sot për të ardhmen tuaj.
Interesat fantastikë dhe përfitimet fiskale që përfitohen nga investimi në Fondin SIGAL e bëjnë pensionin vullnetar SIGAL planin më të mirë afatgjatë të kursimit.
Hidhni hapin e duhur për vete dhe familjen tuaj duke u anëtarësuar Falas në Fondin SIGAL.
Të fillosh herët bën diferencën.

 

Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni këshilltarët e Fondit SIGAL në:

Tel: 35544511666

Email: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

LEXO EDHEAutomjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat