Nuk ndalen aksidentet në punë.
Ditën e sotme, një minator është aksidentuar në minierën e Bulqizës.
Sipas policisë, “shtetasi B. T., 51 vjeç, gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë, është aksidentuar duke u plagosur në këmbë”.
Pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës.
Gjatë vitit 2021 si pasojë e aksidenteve në punë kanë humbur jetën 32 persona. Pjesa më e madhe e fataliteteve janë në disa sektorë që nivelin e riskut e kanë më të lartë, mes tyre ndërtimi, minierat, apo sektori i energjisë.
PUNONJËS TË SHËNDETSHËM, BIZNES I SUKSESSHËM
Punonjësit janë elementi kryesor në suksesin e një biznesi dhe si çdo aset tjetër, duhet siguruar.
Një sërë studimesh të kryera mbi rëndësinë e përfitimeve që një kompani ofron për punonjësit e saj kanë treguar se Sigurimi Privat i Shëndetit është parësori për nga rëndësia që ka për çdo punonjës, por edhe për efektin pozitiv në performancën e kompanisë.
Paketat e Sigurimit të Shëndetit për bizneset ofrojnë një sërë përfitimesh që pëmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella, shtojnë produktivitetin pasi një ekip i shëndetshëm e bën një biznes të suksesshëm.
DËSHIROJ TË SIGUROJ STAFIN VETËM NËSE KANË NDONJË AKSIDENT NË PUNË…
Nëse stafi juaj ka siguruar privatisht jetën ndaj aksidenteve personale,nëse vuajnë nga aksidenti në punë, përfitojnë të drejtën e të ardhurave, pavarësisht nga vjetërsia në punë;
- Për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësim
- Në rast paaftësie
- Në rast vdekjeje
- Të ardhurat në rast paaftësie
I siguruari që për shkak të aksidentit në punë humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:
a) të ardhura për paaftësi të përkohëshme, pra ai merr pagën e plotë ditore për ditët e paaftësisë, maksimum 180 ditë paaftësi;
b) të ardhura për invaliditet të përhershëm, punonjësi merr të gjithë shumën e siguruar ose një pjesë të shumës për të cilën punëdhënësi e ka siguruar nëse pëson invaliditet të përhershëm;
c)Të ardhurat në rast vdekjeje, familjarët e punonjësit, në këtë rast përfitojnë të gjithë shumën për të cilën ju keni siguruar punonjësin, duke I ofruar në këtë formë një mbështetje financiare familjes së punonjësit tuaj. Garantimi I një stabiliteti financiar është ngushëllim I vërtetë për familjen e punonjësit tuaj, për të tilla fatalitete.
Tarifat vjetore të pagesës së këtij sigurimi suplementar janë në varësi të faktorëve të mëposhtëm dhe fillojnë nga 2000 lekë në vit për punonjës
– Rrezikut të profesionit
– Nr. të punonjësve që sigurohen
– Shumës së siguruar për çdo punonjës
PËRSE SIGAL UNIQA ËSHTË ZGJEDHJA E DUHUR?
Në raportin më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), për ecurinë e tregut të sigurimeve janar-prill 2022, SIGAL UNIQA rezulton kompania e sigurimeve të cilës qytetarët i besojnë shëndetin e tyre dhe që paguan më shumë dëme.
SIGAL UNIQA është krenare që përmes produkteve në sigurimin privat të shëndetit ka mundur të ndihmojë mijëra qytetarë, të cilët falë besimit në kompaninë në fjalë kanë mundur të fitojnë beteja të vështira shëndetësore.
SIGAL UNIQA, aty ku shëndeti juaj ka rëndësi…
Për më shumë informacione:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 60 62 829