Tregu i sigurimeve e shpejtoi më tej rritjen gjatë muaj prill.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë që për katërmujorin janar-prill primet e shkruara bruto arritën vlerën e 5.84 miliardë lekëve në rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përmirësimi i tregut po mbështetet kryesisht nga produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik, produktet më të rëndësishme të sigurimeve vullnetare, ato të lidhura me sigurimin e pronës, po shfaqin një ecuri në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sigurimet e detyrueshme motorike ngelen dominuese, me 62% të primeve të shkruara bruto. Rritja më e lartë u regjistrua në produktin e kartonit jeshil, me më shumë se 54%, i nxitur nga një rritje me ritme të shpejta i turizmit dhe lëvizjeve ndërkufitare të mjeteve.
Ndërsa produkti me peshën më të lartë në treg, sigurimi i brendshëm motorik regjistroi një rritje me 8.4%.
Rritje me ritme të larta shënoi edhe produkti i sigurimit të aksidenteve në udhëtim, me 35% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
LEXO EDHE: SIGAL, miku më i mirë në udhëtimet tuaja jashtë Shqipërisë
Në të gjitha produktet e sigurimit, si për market-share ashtu edhe për dëmet e paguara tek klientët, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania numër 1 e sigurimeve.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-prill 2022 arritën rreth 3,334 milionë lekë, ose 13.53 % më shumë se në periudhën janar-prill 2021.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2022, pati një rritje prej 8.44% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.03% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-prill 2022 pati një rritje prej 53.67% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 70.63% krahasuar me periudhën janar-prill 2021.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-prill 2022, pati një rritje 6.6% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-prill 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 7.77%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-prill 2022 arritën rreth 2,507 milionë lekë, 3.69% më pak se në periudhën janar-prill 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 39.71% krahasuar me periudhën janar-prill 2021.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-prill 2022, patën një ulje me 1.06% kundrejt periudhës janar-prill 2021.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-prill 2022 siguruan mbi 1,231 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 70.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 21.13% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-prill 2022, vihet re një ulje prej 6.25% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.2% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-prill 2021.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-prill 2022, arritën në rreth 417 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 18.1% në krahasim me periudhën janar-prill 2021.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2022, arritën rreth 458 milionë lekë, ose 16.85% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2022 u ulën me 14.54% krahasuar me janar-prill 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,396 milionë lekë, apo 64.26% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
LEXO EDHE: 45% të totalit të aseteve, raporti i AMF: Fondi SIGAL, lider në tregun e pensioneve private
Pak ditë më parë AMF publikoi edhe raportin për ecurinë e Fondit të Pensioneve Vullnetare Private.
Sipas raportit, Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vijon të ruajë vendin e parë në tregun shqiptar.
Në Shqipëri, të dhënat për 3-mujorin e parë të këtij viti, tregojnë se Fondi SIGAL është lider në treg sa i përket aseteve duke zënë 45% të tij.
Sipas raportit, nga rreth 4.8 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, 2.2 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.
Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.
Suksesi dhe arritjet e SIGAL UNIQA Group Austria në këto 23 vjet, mbi të gjitha u takojnë klientëve të cilët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë, prandaj edhe festimet tona në këtë përvjetor u dedikohen pikërisht atyre.
Nën slloganin “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria do të vijojë të mbetet partneri kryesor i qytetarëve për një jetë më të mirë dhe të sigurt.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA më shumë se sa një kompani sigurimi…