11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i shëndetit për punonjësit, çelësi i suksesit për biznesin tuaj

Sigurimi i shëndetit për punonjësit, çelësi i suksesit për biznesin tuaj

Punonjësit janë elementi kryesor në suksesin e një biznesi dhe si çdo aset tjetër, duhet siguruar.

Një sërë studimesh të kryera mbi rëndësinë e përfitimeve që një kompani ofron për punonjësit e saj kanë treguar se Sigurimi Privat i Shëndetit është parësori për nga rëndësia që ka për çdo punonjës, por edhe për efektin pozitiv në performancën e kompanisë.

Paketat e Sigurimit të Shëndetit për bizneset ofrojnë një sërë përfitimesh që pëmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella, shtojnë produktivitetin pasi një ekip i shëndetshëm e bën një biznes të suksesshëm.

ÇFARË PËRFITOJNË PUNONJËSIT?

Sigurimi Privat i Shëndetit për punonjësit është një përfitim i madh, veçanërisht për ata që nuk përballojnë dot ekonomikisht shtrimet emergjente në spital, dhe për më tepër përfshin kontrollin vjetor rutine (Check Up) dhe shërbime të tjera që përmban paketa e sigurimit shëndetësor e zgjedhur nga kompania.

SIGAL UNIQA mundëson trajtim preferencial në spitalet dhe klinikat më të mira në vend, duke e bërë punonjësin të ndihet edhe më i vlerësuar.

ÇFARË PËRFITON BIZNESI JUAJ?

Çdo biznes ka nevojë për talente dhe profesionistë të kualifikuar që zhvillojnë dhe çojnë përpara kompaninë. Pavarësisht se sigurimi i shëndetit mund të mos jetë arsyeja kryesore që një punonjës të zgjedhë të punojë në kompaninë tuaj, është pa dyshim një nga arsyet më të rëndësishme dhe veçanërisht për qëndrimin afatgjatë në vendin e punës çka garanton edhe investimin tuaj.

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ofron paketa sigurimi te dizenjuara për grupe punonjësish të cilat ofrojne nga shërbimet më bazike për kujdesin shëndetësor deri në paketa të avancuara, të cilat mbulojnë shërbimet mjekesore që nevojiten për cdo sëmundje dhe cdo aksident.

SI MUND TA FILLOJ SIGURIMIN E STAFIT NËSE NUK KAM SHUMË BUXHET NË DISPOZICION?

Në SIGAL ofrojmë paktën “TeleShëndet Koorporativ”. Kjo do mundësojë që stafi juaj të ketë 24/7 një mjek në ambjentet e punës. Duke instaluar në një zyrë të izoluar aplikacionin TELESHËNDET, punonjësit e kompanisë e përdorin për të komunikuar me mjekun për çdo problem shëndetësor në çdo orë të ditës, 7 ditë të javës, pa patur nevojë të kërkojnë leje për t’u larguar nga puna.

Falë këtij aplikacioni, punonjësit e kompanisë mund të:

  • interpretojnë ekzaminimet e kryera mjekësore
  • Konsultë me mjekun
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Dhe të mund të marrin një recetë mjekësore.

Kjo paketë mund të zgjerohet edhe me shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor siç janë:

  • Check Up vjetor
  • Kujdes për shtatzaninë
  • Kujdes për Shikimin
  • Kujdes për dëgjimin
  • Çmime preferenciale dhe ulje deri në 50% për shërbime ambulatore në klinika private dhe në blerjen e ilaçeve.

Çmimi?

Tarifa vjetore për instalimin e këtij shërbimi në ambjentet e punës suaj është 30,000 Lekë, ndërsa nëse paketa pasurohet me shërbime të tjera tarifa vjetore është 5,000 Lekë në vit për person.

DËSHIROJ TË SIGUROJ STAFIN VETËM PËR PROBLEME MADHORE, ËSHTE E MUNDUR?

Kompanitë shpeshherë gjenden përballë punonjësve që duhen të përballen me sëmundje të rënda, të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare dhe për trajtim jashtë Shqipërisë.

Ndaj, SIGAL ofron Sigurimin për Sëmundjet Kritike, që ofron:

  • Trajtim mjekësor për trajtimin e sëmundjes në çdo vend të botës
  • Mbulimin e kostove për akomodimin, udhëtimin në shtetin ku pacienti vendos të trajtohet
  • Mbulimin e kostove për udhëtim, akomodim edhe për një të afërm që shoqëron pacientin.

Por oferta e SIGAL UNIQA për Sigurinë dhe Shëndetin e punonjësve tuaj vazhdon…

DËSHIROJ TË SIGUROJ STAFIN VETËM NËSE KANË NDONJË AKSIDENT NË PUNË…

Nëse stafi juaj ka siguruar privatisht jetën ndaj aksidenteve personale,nëse vuajnë nga  aksidenti në punë, përfitojnë të drejtën e të ardhurave, pavarësisht nga vjetërsia në pune;

  • Për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësim
  • Në rast paaftësie
  • Në rast vdekjeje
  • Të ardhurat në rast paaftësie

I siguruari që për shkak të aksidentit në punë humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:

  1. a) të ardhura për paaftësi të përkohëshme, pra ai merr pagën e plotë ditore për ditët e paaftësisë, max 180 ditë paaftësi;
  2. b) të ardhura për invaliditet të përhershëm, punonjësi merr të gjithë shumën e siguruar ose një pjesë të shumës për të cilën punëdhënësi e ka siguruar nëse pëson invaliditet të përhershëm;

c)Të ardhurat në rast vdekjeje, familjarët e punonjësit, në këtë rast përfitojnë të gjithë shumën për të cilën ju keni siguruar punonjësin, duke I ofruar në këtë formë një mbështetje financiare familjes së punonjësit tuaj. Garantimi I një stabiliteti financiar është ngushëllim I vërtetë për familjen e punonjësit tuaj, për të tilla fatalitete.

Tarifat vjetore të pagesës së këtij sigurimi suplementar janë në varësi të faktorëve të mëposhtëm dhe fillojnë nga 2000 lekë në vit për punonjës

– Rrezikut të profesionit

– Nr. të punonjësve që sigurohen

– Shumës së siguruar për çdo punonjës

PËRSE SIGAL UNIQA ËSHTË ZGJEDHJA E DUHUR?

Në raportin më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), për ecurinë e tregut të sigurimeve janar-mars 2022, SIGAL UNIQA rezulton kompania e sigurimeve të cilës qytetarët i besojnë shëndetin e tyre dhe që paguan më shumë dëme.

SIGAL UNIQA Group Austria ka siguruar pronën, jetën, shëndetin dhe gjithçka me vlerë të qytetarëve që prej vitit 1999.

Që nga ajo është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke dëmshpërblyer me miliona euro dëme çdo vit.

SIGAL ka qenë prej 23 vitesh pranë klientëve të saj dhe të njëjtën gjë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë.

Për më shumë informacion:

Website: www.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail[email protected]

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat