3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇelet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni/ Ponari: Një zë i fuqishëm në shërbim...

Çelet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni/ Ponari: Një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit; ambasadori Takada: Një portë për kompanitë japoneze

Biznesi shqiptar dhe ai japonez kanë tashmë një institucion të përbashkët që do t’i shërbejë rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në një ceremoni të zhvilluar në “Mairitim Hotel Plaza” ku morën pjesë ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Tiranë, Konsuj Nderi dhe personalite të biznesit e medias, u çel zyrtarisht Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, një nismë mjaft e rëndësishme dhe me ndikim pozitiv në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Dhoma në fjalë synon të vendosë theksin në potencialet që paraqet vendi ynë për investitorët japonezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë, një ndër Top 3 ekonomitë botërore.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, njëherazi edhe Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, z.Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se, Dhoma ka për qëllim të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të një rrjeti kontaktesh ndërmjet korporatave, këshillimi, ndërmjetësimi, orientimi i tyre për vendosjen në tregun shqiptar, si dhe çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet Shqipëri-Japoni, do të jenë baza nga nis ky rrugëtim.

Ne mendojmë se kjo Dhomë Tregëtie do të jetë një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit në vendin tonë. Një shtet i fortë, me ekonomi të fortë nuk mund të jetë kurrë i tillë nëse nuk ka biznes të zhvilluar. Një vend me klimë të mirë biznesi me hapësira për zhvillimin e tij natyrisht që e ndihmon të ardhmen e vendit, forcon buxhetin e shtetit si dhe rrit nivelin e të ardhurave dhe nivelin e jetësës së qytetarëve. Këtu qëndron edhe rëndësia e kësaj Dhome që ne po inagurojmë sot.

Në Shqipëri, biznesi japonez punëson rreth 3.000 vetë të cilët kanë standart shumë të lartë profesionalizmi dhe të ardhura mjaft të mira. Mbi këtë bazë do të punohet për të rritur numrin e bizneseve dhe investimeve japoneze, përthithjen e kulturës së punës nga nje vend i zhvilluar si Japonia dhe për rrjedhojë rritjen e numrin e të punësuarve shqiptarë”, u shpreh ndër të tjera z.Ponari.

LEXO EDHE100-vjetori i marrëdhënieve, Ponari: Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni, theksi te investitorët japonezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë

Pas z.Ponari, fjalën e mori Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki, i cili teksa bëri një historik të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Japoni, falenderoi zotin Ponari për kontributin e tij si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.

Në veçanti, dua të shpreh mirënjohjen dhe urimet e mia zotit Ponari, i cili ka një miqësi të vjetër me Japoninë që daton prej më shumë se 12 vitesh, ndërsa shërben ende si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri. Gjatë më shumë se një dekade, Ponari ka punuar pa u lodhur për mbrojtjen e mirëqenies së qytetarëve, kompanitë dhe turistët japonezë në Shqipëri dhe për nxitja e shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve”, u shpreh ambasadori japonez.

Ai u shpreh besimplotë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni do të ndihmojë në nxitjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona.

Kam besim se Dhoma e Tregtisë do të jetë shumë e dobishme për secilin prej anëtarëve këtu, pasi ajo do ta lehtësojë të bërit biznes me kompanitë japoneze duke ndarë informacione të dobishme dhe praktika të mira, duke gjetur lidhje më të mira dhe partnerë të besueshëm.

Unë besoj se Dhoma do të jetë një portë për kompanitë japoneze që të afrohen me partnerë të besueshëm në Shqipëri dhe kam besim se Dhoma do të ndihmojë në krijimin dhe promovimin e një klime më të favorshme biznesi në Shqipëri, nxitja e maksimizimit të tregtisë dypalëshe, investime të reja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Vetëm një kompani nuk mund të ndryshojë të gjithë sistemin, por shumë kompani sigurisht që mund ta bëjnë”, tha z.Takada.

Z.Takada bëri me dije gjithashtu se në korrik, ambasada japoneze në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni dhe Agjensinë qeveritare AIDA, do të organizojë një seminar që synon nxitjen më tej të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Në këtë drejtim, kam një lajm shumë të mirë për të dhënë. Në korrik, Ambasada në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO) do të organizojë një seminar Ekonomik Online për bizneset japoneze”, tha gjatë fjalës së tij ambasadori i Japonisë në Shqipëri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni do të jetë partner me grupet e ndryshme të interesit si dhe do të bashkëpunojë drejtëpërdrejtë me administratën, organizatat tregtare dhe industriale, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë si dhe institucione të tjera në vend.

Për më shumë informacione:

Tel: +3554223308

Web: www.ajcci.al

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEE vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat