15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve/ Kreu i AMF raporton në parlament: Rriten dëmet e...

Tregu i sigurimeve/ Kreu i AMF raporton në parlament: Rriten dëmet e paguara, reduktohen afatet

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) doli sot para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ku prezantoi veprimtarinë e Auroritetit për vitin 2021, pasqyrim të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, si edhe parashtroi disa nga objektivat kryesore në vazhdim.

Sipas tij, edhe pse sfidues për ekonominë si pasojë e presionit të ushtruar nga rikthimi i valës së pandemisë, shënoi një rimëkëmbje e rritje të shpejtë të tregjeve financiare nën mbikëqyrje.

Qëndrueshmëria e tregjeve financiare nën mbikëqyrjen e Autoritetit, përfshi këtu edhe trajtimin e pagesave të tërmeteve, sugjeron se sektori ka kapacitetin të përballojë presionet e mundshme nga rreziqet e shtuara që paraqet situata aktuale.

Mete tha se tregu i sigurimeve dhe ai i pensioneve private kanë vijuar rritjen.

LEXO EDHE: Të ruash të njëjtin standard jetese edhe në pleqëri / Ja pse Lorenc Jemini ka zgjedhur Fondin SIGAL

Duke u ndalur te riformatimi i bazës ligjore e rregullatore, për të cilat Autoriteti mori vlerësime edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian, z. Mete nënvizoi se “ligjet e reja kanë dhënë impakt në tregje. Ligji për sigurimin e detyrueshëm dhe rregulloret e miratuara nga Autoriteti në zbatim të tij sollën rritje të vlerës së dëmshpërblimit për disa kategori dëmesh, si edhe reduktim të afateve për trajtimin e dëmeve me vlerë deri në 100 mijë lekë. Janë adresuar problematikat lidhur me Fondin e Kompensimit, ku për herë të parë është krijuar një fond garancie, në vlerën prej 150 milionë lekë, për t’u përdorur për rastet e pagesave që shkojnë për Fond Kompensimi.

Gjithashtu, janë ulur komisionet e ndërmjetësimit me të paktën 9%, nga 27.5% në 18.5% në nivel tregu për produktet e sigurimit të detyrueshëm motorrik”.

“Ligjet e reja për sipërmarrjet e investimeve kolektive dhe për tregjet e kapitalit kanë përafruar legjislacionin tonë me Direktivat Evropiane, kanë modernizuar kuadrin ligjor për këto tregje, si edhe kanë krijuar mundësi të reja ndërlidhjeje me tregjet financiare ndërkombëtare. Gjithashtu ligjet e reja kanë vendosur standarde më të larta licencimi dhe mbikëqyrjeje, duke parashikuar edhe realizimin e një procesi strikt përputhshmërie të subjekteve që operojnë në këto tregje. Për më tepër, projektligji i ri i hartuar nga Autoriteti për fondet private të pensioneve realizon një përafrim të këtij ligji me Direktivën Evropiane, si edhe synon të zhvillojë tregun e pensioneve private”, theksoi në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF.

Ofrimi i shërbimeve që lidhen me sigurimin e detyrueshëm motorik në portalin e-Albania u veçua si një zhvillim i rëndësishëm për vitin 2021 nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së.

Në këtë mënyrë, rreth 680 mijë qytetarë të cilët pajisen çdo vit me një policë së sigurimit të detyrueshëm motorik, (TPL apo Karton Jeshil) mund të aksesojnë informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me vlefshmërinë e policës së tyre aktuale të sigurimit, historikun e sigurimit të mjeteve, historikun e dëmeve, si dhe të njoftohen në kohë përpara afatit të skadimit të siguracionit të tyre, në mënyrë që ta rinovojnë atë”, tha Mete.

LEXO EDHESIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve, AMF publikon raportin e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat