Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.
Një automjet tip Volkswagen ka përplasur një fëmijë 7 vjeç, vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spital.
“Rreth orës 13:30, në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytet Lezhë, shtetasja E.L. 27 vjeçe, banuese në Kurbin, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen Tiguan, ka aksidentuar një vajzë të mitur 7 vjeçe e cila ishte këmbësore.
E mitura dhe drejtuesja e mjetit janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thotë Policia e Lezhës në njoftimin për shtyp.
LEXO EDHE: Aksidentohen 2 makina në Tiranë/ Një i plagosur transportohet në spital