Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz.
Një minatori 20 vjeçar humbi jetën si pasojë e aksidentimit në punë.
Drejtori i Repartit të Inspektim dhe Shpëtimit në Miniera, Rrapush Tola, tha për median se ngjarja ka qenë aksidentale.
“Një kamion në hyrje të galerisë ka shtypur një punonjës” u shpreh shkurtimisht, Tola.
Ndërkohë që grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.