11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjohja e patentave shqiptare në Gjermani, ja rregullat e reja

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, ja rregullat e reja

Me nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët ditën e sotme në Tiranë Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, kanë hapur rrugën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve  mes dy vendeve.

Të dhënat kyç më të rëndësishme sipas ambasadës Gjermane në Tiranë:

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022

Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Informacione të mëtejshme gjenden KËTU

LEXO EDHEUdhëtoni të sigurt me SIGAL UNIQA/ E vetmja kompani sigurimi që ofron “Anullim Udhëtimi”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat