5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTë parët në Europë, Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave

Të parët në Europë, Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave

Shqipëria kohët e fundit është përballuar me probleme të shumta të cilat kanë ardhur jo vetëm si pasojë e pandemisë së Covid-19, por gjithahstu dhe nga katasrofat natyrore. Goditja nga tërmeti dhe së fundmi zjarret që janë përhapur pothuajse në të gjithë territorin e vendit, po sfidojnë kapacitetet modeste të Shqipërisë. A lë për të dëshiruar vendi ynë sa i përket emergjencave civile? Raporti World Risk Index për vitin 2020, tregon se në këtë fushë renditemi të fundit në Europë. Ky raport rendit 181 shtete të botës në bazë të rreziqeve dhe katastrofave natyrore. Llogaritja dhe renditja bëhet në bazë të disa faktorëve që janë ekspozimi ose probabiliteti i një vendi për tu prekur nga katastrofat natyrore, mungesa e kapaciteteve përballuese, aftësitë e shumta të shoqërive për të minimizuar negativitetin dhe ndikimet e rreziqeve natyrore dhe klimës në të ardhmen dhe komponentë të tjerë.

(Indeksi i rreziqeve ndaj katastrofave natyrore 2020)

Në tërësi Europa përballet me rrezikun më të ulët të të gjitha kontinentet. Sidoqoftë, ka edhe vende që janë shumë të ekspozuara dhe pa kapacitete përballuese. Vendi ynë klasifikohet mes vendeve të Europës me ngjyrë rozë të fortë, ngjyrë e cila tregon se shteti është shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve. Shqipëria renditet e 60-ta mes 181 vendeve të marra në studim, ku vendi i parë është më i ekspozuari dhe vendi i 181 është jashtë spektrit tv rrezikut. Hollanda, Greqia, Mali i Zi dhe Rumania gjithashtu kanë risk të lartë, ndërsa Zvicra, Estonia, Finlanda, Islanda dhe Malta janë në skajin e poshtëm të spektri i rrezikut.

Indeksi i rreziqeve ndaj katastrofave natyrore 2020

Po ashtu, krahasuar dhe me vendet e rajonit, Shqipëria pozicionohet më negativisht se ato. Indeksi i rrezikut në Shqipëri është vlerësuar më 8.46, ndërkohë që Maqedonia e Veriut është vlerësuar më 5.81, Mali i Zi me 6. 93, Bosnje dhe Hercegovia me 4.80 dhe ka ngjyrë të gjelbërt dhe po ashtu me të njejtën ngjyrë është dhe Serbia me vlerësim 5,25. Kosova nuk është akoma pjesë e klasifikimit.

Raporti përpos vlerësimit të rrezikut global të fatkeqësive gjithashtu u bën thirrje shoqërive që të tregohen më të kujdesshme ndaj atyre katastrofave që lindin nga shkaqet shoqërore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat