7.5 C
Tirana
Thursday, November 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Jetojmë me borxhe”/ Rritja e çmimeve prek pensionistët. Koha për të kthyer...

“Jetojmë me borxhe”/ Rritja e çmimeve prek pensionistët. Koha për të kthyer vëmendjen te Fondet Private

Vetëm në pak javë, kriza dhe ndryshimi  i çmimeve ka prekur gjithashtu dhe shportën e produkteve ushqimore bazike për çdo familje shqiptare.

Sipas INSTAT, 30 produktet kryesore të shportës së familjes në muajin Janar të këtij vitit kushtonin 1200 lekë më pak. Vetëm në 2 muajt e parë të vitit 2022, të gjitha këto produkte pësuan rritje të menjëhershme me 19.5% në të gjitha njësitë e shitjes me pakicë.

Rritjen më të madhe në vlerë e patën yndyrat, mielli dhe nënproduktet e tij, hidrokarburet etj. Çmimet e vajit dhe gjalpit kishin përqindjet më të larta të rritjes.

Por ata që po e ndjejnë më shumë këtë krizë janë pensionistët.

Qeveria u ka dhënë 3000 lekë për 3 muaj shtesë në këtë kohë krize. Gjithashtu, u rimbursohet edhe energjia elektrike nëse janë kryefamiljarë në masën 650 lekë të reja.

Por a u mjaftojnë të ardhurat nga pensionet pensionistëve?

Ata shprehen se e kanë harruar aromën e mishit dhe janë futur në borxhe.  Me pensionin që ata marrin blejnë ilaçet dhe ushqime bazike.

“3.3% i bie 6 mijë lekë, ndoshta kaq është mundësia nuk e di. S’jam në gjendje ta gjykoj unë, po sigurisht që është pak,” – u shpreh një pensionist.

“10 mijë lekë, një kafe. Ç’i do ato?!”, tha dikush tjetër, ndërsa ka pasur qytetarë që këtë indeksim të pensioneve e kanë konsideruar si bakshish.

“Nuk na dalin, vetëm për ilaçet sa harxhime kemi”, thonë pensionistët.

Kreu i Sigurimeve Shoqërore thirrje qytetarëve: Investoni në Fondet Private që te keni dy pensione në pleqëri

Pak ditë më parë kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado i ftuar në Report Tv, ku foli mbi situatën e pensioneve në vend, u ndal edhe tek fondet private të pensionit.

Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë mundësi financiare të investojnë në këto fonde, pasi kur të jenë në moshën e pensionit do të kenë dy pensione, përveç atij shtetëror.

“Fondet private janë një gjë shumë e mirë që nuk është shfrytëzuar tamam. E mirë për dy arsye, fondet private vullnetare, të kapatilaizuara, të shëndetshme do të thotë që qytetarët do marrin më shumë pension në pleqëri, e cila do të ndikojë në uljen e presionit ndaj skemës publike për dalje para kohe në pension.

E dyta, njerëzve iu modifikon konsumin e tyre gjatë gjithë jetës. Nëse kursejnë sot në mënyrë vullnetare, do të thotë që ata do kenë një jetë më të qetë në moshën e pleqërisë. Në fakt iu bëj thirrje njerëzve që kanë mundësi të paguajnë krahas kontributit të detyruar, ta bëjnë.

Kur të dalësh në pension krahas pensionit nga skema publike të kesh të ruajtura në depozitën tënde përshembull dhe 20 milionë ose 30 milionë lekë të vjetra të cilat ose ke mundësi ti marrësh të gjitha në dorë ose krahas pensionit që merr në ISSH të marrësh edhe një pension tjetër 200 mijë lekë të vjetra”, tha ndër të tjera Hado.

LEXO EDHE: “Kujdesuni për pleqërinë në rini”/ Ponari: Benefitet e investimin në Fondin SIGAL; Koçi: Normë kthimi rreth 4%

Pensionet Private i kanë dhënë zgjidhje sistemit të pensioneve në të gjithë botën, ndaj ka ardhur koha që edhe në Shqipëri ti kushtohet më tepër vëmendje dhe të kthehen në një zgjedhje për të gjithë qytetarët, në mënyrë që secili të ketë një standart jetese në pleqëri ashtu siç e ka në rini.

Shembulli më i mirë për këtë është shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, e cila para 10 vjetësh, ndërmori një reformë në këtë sektor.

Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e Veriut e ka 21%. Ajo ndau nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kaloi në skemën e pensioneve private dhe 14% i la në skemën shtetërore.

Pra çdo qytetar maqedonas derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur del në pension do të ketë dy pensione.

FONDI SIGAL, FONDI MË I MADH NË SHQIPËRI

Sipas raportit më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), mes katër Fondeve që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, fondi që ka fituar më shumë besimin te qytetarët është Fondi SIGAL i cili rezultonte të kishte numrin më të lartë të aseteve duke zenë kështu rreth 45% të tregut.

Fondi “SIGAL” është një risi perëndimore prezantuar dhe aprovuar në Shqipëri për herë të parë në vitin 2006. Me një themel të fortë ligjor dhe kapitalin e duhur, ky fond krijon mundësinë për të gjithë, për ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Disa prej avantazheve që ofron Fondi SIGAL:

  • Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
  • Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private
  • Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
  • Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
  • Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
  • Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
  • Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
  • Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.
  • Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.
  • Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.
  • Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:

a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;

  • Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
  • Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
  • Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar KËTU
  • Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Për çdo pyetje apo paqartësi:

Adresa: Rruga Ukraina e Lirë, në krah të Ambasadës së Kosovës, Tiranë

E-mail: [email protected]

Orari: E hënë – e premte: 08:00 – 16:30

E Shtunë: 09:00 – 12:00

Mos harroni! Çdokush që dëshiron, mund të marrë një konsultim falas nga specialistët e Fondit SIGAL.

Koha për të investuar është tani. Me Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat