5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë është varianti Delta? Ja 5 gjërat që duhet të dini

Çfarë është varianti Delta? Ja 5 gjërat që duhet të dini

Nga Kathy Katarela – “Science Alert”

Për herë të parë në më shumë se 1 vit, ne po ndiejmë një farë shprese – ose të paktën optimizëm të kujdesshëm – se pandemia mund të nisë të zhduket. Por ekspertët duan që ne ta dimë se ekziston ende një shqetësim, se mutacionet e reja të virusit mund ta rikthejnë atëmadje edhe më të fortë.

Një shqetësim i madh për momentin është varianti Delta, një lloj virusi SARS-CoV-2 shumë infektiv, i cili u identifikua për herë të parë në Indi në dhjetorin e vitit të kaluar. Më pas ai u përhap me shpejtësi në Indi dhe më pas në Britaninë e Madhe, gjë që ka çuar në një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve.

Rasti i parë me variantin Delta në Shtetet e Bashkuara u diagnostikua 2 muaj më parë, dhe tani rastet po shumëfishohen me shpejtësi. Inçi Jildirim, specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Jeilit, nuk është e befasuar nga ajo që po ndodh.

“Të gjithë viruset evoluojnë me kalimin e kohës dhe pësojnë mutacione gjatë kohës qëpërhapen dhe shumohen”-thotë ajo. Por unike për Delta, është shpejtësia me të cilën po përhapet, thotë F.Perri Uillson, një epidemiolog po në Jeil.

Nga sa dimë deri më tani, njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit duket se janë të mbrojtur ndaj variantit Delta. Por cilido që është i pa vaksinuar dhe që nuk zbaton masat parandaluese, rrezikon të infektohet nga varianti i ri, thonë mjekët. Ja cilat janë 5 gjërat kryesore që duhet të dini rreth variantit Delta:

1. Është më infektiv sesa llojet e tjera të virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e ka quajtur këtë variant “më të shpejtë dhe më të fortë”.Në mesin e muajit qershorit, CDC-ja amerikane e etiketoi Deltën“një variant shqetësues”. “Është shumë dramatike se si do të ndryshojë shkalla e rritjes së rasteve”- thotë Uillson. Delta po përhapet 50 për qind më shpejt sesa varianti Alfa, që ishte 50 për qind më ngjitës sesa lloji origjinal i SARS-CoV-2, duke e bërë variantin e ri 75 për qind më infektiv se origjinali”-thotë ai.

Sipas tij në një mjedis krejtësisht të shkujdesur, ku askush nuk vaksinohet apo mban maskë,​- vlerësohet se personi mesatar i infektuar me llojin origjinal të koronavirusit do të infektojë 2.5 persona të tjerë. “Në të njëjtin mjedis, Delta do të përhapet nga një person tek ndoshta 3.5 ose 4 persona të tjerë. Për shkak të matematikës, ai po përhapet në mënyrë eksponenciale dhe më shpejt”- thotë Uillson.

2. Personat e pa vaksinuar janë të rrezikuar

Në SHBA ka aktualisht një numër disproporcional njerëzish të pa vaksinuar në shtetet Jugore dhe Apallashiane duke përfshirë Alabamën, Arkansasin, Xhorxhian, Misisipin, Misurin dhe Virxhinian Perëndimore, ku normat e vaksinimit janë të ulëta (në disa prej këtyre shteteve, numri i rasteve është në rritje edhe ndërkohë që disa shtete të tjera po heqin kufizimet, pasi rastet po bien).

Shqetësim përbëjnë fëmijët dhe të rinjtë.“Një  studim i fundit nga Britania e Madhe,tregoi se fëmijët dhe të rriturit nën 50 vjeç, kishin 2.5 herë më shumë gjasa të infektoheshin nga varianti Delta”-thotë Jildirim. Dhe deri më tani, në SHBA nuk është aprovuar asnjë vaksinë për fëmijët 5-12 vjeç, edhe pse ky vend dhe një numër vendesh të tjera kanë autorizuar përdorimin e vaksinave për adoleshentët.

3. Delta mund të shkaktojë shpërthime epidemike lokale

Sa njerëz do të preken nga Delta, dhe sa shpejt do të përhapet ky variant?Përgjigjet mund të varen, pjesërisht nga vendi ku jetoni, dhe sa njerëz në qytetin tuaj janë vaksinuar, thotë Uillson. Në disa raste, një qytet me norma të ulëta të vaksinimit, por që është i rrethuar nga zona me norma të larta vaksinimi, mund ta përmbajë virusin brenda kufijve të tij dhe rezultati mund të jetë “shpërthimet epidemike hiperlokale”.

“Në këto kushte, pandemia mund të duket ndryshe nga ajo që kemi parë më herët, ku kishte vatra të nxehta në të gjithë vendin”- shton eksperti. Pra, në vend të një pandemie 3-4 vjeçare, tani që  shumë njerëz janë vaksinuar apo imunizuar natyrshëm (pasi janë prekur nga virusi), një rritje e rasteve do të neutralizohet në një periudhë më të shkurtër kohore.

4. Ka ende shumë për të mësuar mbi këtë variant

Ndërsa nevojiten më shumë kërkime, informacioni i hershëm në lidhje me ashpërsinë e këtij varianti përfshin një studim nga Skocia, që tregoi se Delta kishte dy herë më shumë gjasa sesa Alfa që të shkaktojë shtrimin në spital të individëve të pa vaksinuar (vaksinat e ulinndjeshëm rrezikun).

Një pyetje tjetër, përqendrohet tek mënyra sesi ndikon Delta në trupin e njeriut. “Duket sikur kolla dhe humbja e nuhatjes janë më pak të zakonshme. Dhimbja e kokës, fytit, rrjedhja e hundëve, dhe ethet janë të pranishme edhe tek ky variant bazuar në sondazhet më të fundit në Britani- thekson Jildirim.

Një studim i Instituti të Shëndetit Publik në Angli, tregoi se të paktën dy nga vaksinat janë efektive kundër Deltës. Vaksina Pfizer-BioNTech ishte 88 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike dhe 96 për qind efektive kundër shtrimit në spital.

Ndërkohëvaksina e Oxford-AstraZeneca ishte 60 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike dhe 93 për qind e efektshme kundër shtrimit në spital. A duhet të marrin të vaksinuarit një dozë shtesë për t’u mbrojtur nga Delta? Ekspertët thonë se është shumë shpejt për të dhënë një përgjigje të saktë. “Na duhen më shumë të dhëna për të përcaktuar shkallën aktuale të përhapjes dhe ndikimin e këtij varianti të ri”- thekson Jildirim.

5. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër Deltës

Mjekët thonë se gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur veten nga Delta, është të vaksinoheni plotësisht. Kjo do të thotë që nëse merrni një vaksinë me dy doza si Pfizer ose Moderna, duhet të prisni periudhën e rekomanduar 2-javore që dozat të japin efektin e tyre të plotë.

Por pavarësisht nëse jeni vaksinuar, është gjithashtu e rëndësishme të ndiqni udhëzimet CDC, që janë në dispozicion si për njerëzit e vaksinuar ashtu edhe ata të pa vaksinuar.“Si çdo gjë në jetë, edhe ky është një vlerësim i vazhdueshëm i rrezikut. Kur jashtë dielli është i fortë, juvendosni krem ​​mbrojtës në fytyrë.

Nëse jeni në një tubim të mbushur me njerëz, potencialisht me njerëz të pa vaksinuar, vendosni maskën tuaj dhe mbani distancimin shoqëror. Nëse nuk jeni të vaksinuar, gjëja më e mirë që mund të bëni është të vaksinoheni”- thekson ekspertja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat