14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

Shkolla dhe universiteti janë një prej aventurave më emocionuese dhe më të rëndësishme të jetës. Ai që do të jesh nesër varet nga ajo që meson dhe studion sot.

Ndaj dhe ne jemi këtu për t’ju siguruar që të fokusoheni te studimet pa u shqetësuar në rast se shëndeti juaj përballet me të papritura.

Paketat tona të sigurimit shëndetësor janë krijuar për të mbuluar nevojat tuaja mjekësore, duke siguruar që ju të keni një mbulim gjithëpërfshirës kur keni më shumë nevojë, pa harruar edhe mbulimin për trajtimin e COVID-19.

Plani ynë i Kujdesit Shëndetësor është një përshtatje e mirë për nxënësit, studentët dhe familjarët e tyre pasi ofron fleksibilitet, përballueshmëri dhe qetësi mendore, duke ju lënë të lirë të fokusoheni vetëm te librat.

Sigurimi i përgatitur nga SIGAL UNIQA mbulon të gjitha llojet e procedurave të diagnostikimit dhe trajtimit që mund të keni nevojë si dhe shpenzimet tuaja shëndetësore që do të ndodhin si rezultat i një aksidenti ose sëmundjeje të papritur, në klinikat dhe spitalet më mira dhe pa shqetësime financiare.

PAKETA E SIGURIMIT PËR NXËNËS DHE STUDENTË NË SIGAL

– Paketa e sigurimit për nxënës dhe studentë siguron prindin dhe fëmijën njëkohësisht.

– Në rast se prindi humbet jetën, fëmijës i jepet një dëmshpërblim prej 5 milionë lekësh për të përballuar vështirësitë e para.

– Në rast se fëmija sëmuret gjatë vitit të sigurimit, faturat mjekësore në spitale private deri në 1 milion lekë në vit paguhen nga SIGAL UNIQA.

– Në këtë paketë përfshihen vizitat me mjekët specialiste, diagnostifikimi, ilaçet e rekomanduara nga mjeku, shtrimi në spital etj).

Po teksa infektimet e reja me COVID-19 rriten çdo ditë, çfarë ofron SIGAL UNIQA?

I pari dhe i vetmi sigurim shëndeti privat Anti-Covid në Shqipëri ofron:

– 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë

– 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID deri ne rezultatin e tamponit të dytë negativ për maximumi 20 ditë.

– 20 mijë lekë shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.

– Me siguracionin shëndetësor Anti COVID nga SIGAL UNIQA dhe mjekun në telefon ju mund të këshilloheni me mjekun specialist 24 orë me video ose telefonatë për çdo shqetësim që do të keni.

– Mjeku 24 orë në dispozicionin tuaj.

– Sigurimi Anti Covid përfshin edhe shpërblim 1 milion lekë të reja në rast humbje jete.

 Po unë që dua të studioj jashtë?

SIGAL UNIQA Group Austria ka menduar edhe për ty me paketën e Sigurimit për “Studentëtë Jashtë Shqipërisë”.

Ky sigurim është për të gjithë personat që shkojnë jashtë Shqipërisë për studime, specializime, master, doktoraturë etj.

Çmimi dhe mbulimet e këtij sigurimi janë në varësi të shtetit ku ju do të shkoni për të studiuar.

Këto sigurime mund të blihen edhe online duke hyrë në: www.sigal.com.al

Ju kujdesuni për rezultatet në mësime, ne kujdesemi për shëndetin tuaj.

Nëse dëshironi të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat