11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kujdesuni për pleqërinë në rini"/ Ponari: Benefitet e investimin në Fondin SIGAL;...

“Kujdesuni për pleqërinë në rini”/ Ponari: Benefitet e investimin në Fondin SIGAL; Koçi: Normë kthimi rreth 4%

Administratori i Përgjithshëm i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL Elvis Ponari dhe zv.Drejtori i Përgjithshëm Edmond Koçi ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ku folën mbi mundësitë e investimit që ofron Fondi më i madh në Shqipëri.

“Nga viti 2006 janë krijuar fondet private që janë një formë e re kursimi dhe që aplikohen në të gjithë botën. Ndërkohë në Shqipëri është futur së fundmi dhe është pak e njohur. Në pensionin privat çdokush mund të investojë duke menduar të ardhmen e tij.

Planifikimi i pensionit privat është shumë i rëndësishëm. Sidomos kur e nis që në rini sepse në qoftë se një person që sapo fillon punë, 20-25 vjeç, fillon kursen për të ardhmen, ai mund ta nisë kursimin me vlera shumë të vogla. Gjë që nuk e dëmton ekonomisht”, tha ndër të tjera z.Koçi.

Ndërsa CEO i SIGAL Pensions, z.Ponari shtoi më tej mbi benefitetet që kanë anëtarët e Fondit kur një pjesë të pagës së tyre mujore e investojnë në pension provat.

“Ne nuk shesim asgjë. Ne mundohemi të këshillojmë çdo klient të Grupit SIGAL apo edhe i ri në mënyrë që ata të përfitojnë maksimumin e benefitit fiskal dhe maksimumin e benefiteve që ofron Fondi SIGAL dhe Grupi SIGAL. Që janë, interesa më të larta, benefite në taksa, benefite në siguracione etj.

Ne mundohemi ti themi anëtarëve se kjo është një formë ekstra që duhet bërë patjetër në mënyrë që ti kur të dalësh në pension një pension ta marrësh nga shteti dhe një pjesë ta marrësh nga Fondi Privat”, u shpreh Elvis Ponari.

 Por kujt grupmoshe duhet ti interesojë investimi në Fondin SIGAL?

“Pensioni Privat i dedikohet të gjithë atyre personave që janë aktivë në punë. Çdo person mund të planifikojë të ardhmen e tij përmes pensionit privat.

Ne kemi këshilltarët e pensionit privat të cilët, sipas nevojave individuale të personit, e orientojnë si të investojë. Nëse në Fondin SIGAL vjen një person 25 vjeç, që sapo ka filluar punë, ne e këshillojmë që ai të nisë një investim qoftë me pak para. Edhe me 2,000 Lekë në muaj ai mund të krijojë një fond kursimi mjaftueshëm për të patur disa të ardhura shtesë në moshën e pleqërisë. Ne kemi një normë kthimi rreth 4%”, tha Koçi.  

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, në raportin mbi tregun e Pensioneve Private Vullnetare gjatë vitit 2021, theksonte se mes katër Fondeve që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, fondi që ka fituar më shumë besimin te qytetarët rezulton Fondi SIGAL i cili ka edhe numrin më të lartë të aseteve, 2.043.93 milionë lekë duke zenë kështu edhe rreth 45% të tregut.

Me një themel të fortë ligjor dhe kapitalin e duhur, Shoqëria Administruese e Fondit të Pensioneve Vullnetare  “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a krijoi mundësinë dhe një vlerë të shtuar për të gjithë, për ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Fillo të mendosh për pensionin tënd shumë kohë para se të pushosh së punuari. Ndërto të ardhmen bashkë me Fondin SIGAL…

Intervista e plotë:

Për çdo pyetje ose paqartësi që mund të keni:

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: [email protected]

Tel:       +35544511666

LEXO EDHE: Si të marrim 2 pensione në pleqëri

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat